Aktualitet

"Mos luani se është gjynah!" Zyrtari i IKMT, debat me banorët në Theth: Kemi shkelur ligjin duke ju toleruar 2 ditë, na premtuar se do i çmontonit

Sipas tij, objektet janë të ndërtuara pa leje dhe banorët kanë tentuar të shmangin përgjegjësinë.

9 Korrik 2025, 14:36 Nga M.B
"Mos luani se është gjynah!" Zyrtari i IKMT, debat me
Foto nga vendi i ngjarjes

THETH- Vijojnë përplasjet në protestën e banorëve të Thethit kundër shembjes së ndërtimeve të konsideruara pa leje. Bëhet me dije se së fundmi ata janë përplasur me përfaqësuesit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Konkretisht Drejtori i Zbatimit të Vendimeve në IKMT, Fatmir Mete në një debat me banorët, tha se ata kishin marrë njoftim paraprak dhe se institucionet kishin treguar tolerancë të tejskajshme ndaj tyre. Sipas tij, objektet janë të ndërtuara pa leje dhe banorët kanë tentuar të shmangin përgjegjësinë.

“Na keni premtuar se do t’i çmontoni vetë objektet. Ju kemi toleruar dy ditë dhe kemi shkelur ligjin në këtë tolerancë. Mos luani me fatkeqësinë e tjetrit, se është gjynah. Kur ka ardhur grupi i inspektimit, objektet kanë qenë në emër të një personi dhe tani i keni kaluar në emër të një tjetri”, tha Mete.

theth

Sondazh

Poll