Politike

Mbi 20 muaj në arrest shtëpie/ Malltezi: Procesi gjyqësor ndaj meje ishte i stisur nga Rama, donin të tmerronin opozitarët

Malltezi tregoi me detaje momentin e arrestimit të tij në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ deri në shoqërimin e tij në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

7 Korrik 2025, 18:30 Nga r.ll
Mbi 20 muaj në arrest shtëpie/ Malltezi: Procesi gjyqësor ndaj
jamarber malltezi

TIRANË- Jamarbër Malltezi në intervistën e parë mediatike pas 20 muajsh në arrest shtëpie ka folur dhe ka dhënë më shumë detaje, për procesin gjyqësor ndaj tij. Ai është shprehur se i gjithë procesi gjyqësor është e diktuar politikisht nga kryeministri Edi Rama.

Në intervistën për emisionin "Task Force" në Syri Tv, Malltezi tregoi me detaje momentin e arrestimit të tij në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ deri në shoqërimin e tij në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Sipas tij gjithçka është bërë nga persona të paidentifikuar dhe pa asnjë dokument që mund të tregonte arsyen e vërtetë të shoqërimit të tij.

"Ishte një gjë e stisur, mesa duket nga Edi Rama dhe personazhet prej tij. Donin të tmerronin opozitarët. Më erdhën 3-4 persona, nuk më treguan asnjë dokument. Më qeshën, më thanë do vish me ne.

U thashë, prezantohuni e tregoni dokument e më thanë jo. Ndërkohë po flisja me tim shoqe, i thashë se po më thonë të shkoj me ta erdhën si banditë, më morën celularët. Unë lusja qytetarët, ky është rrëmbim personi e më filmoni. Qytetarët ishin të frikësuar.

Më morën me makinë private, u kërkoja dokument, se është rrëmbim personi. S’guxonin të flisnin e më morën telefonin, më çuan në Drejtorinë e Policisë. Donin të më merrnin në pyetje e u thashë me çfarë tagri. Ishte një situatë tragjikomike. Urdhri politik merrte nota të shpërdorimit të detyrës e injorimit të ligjit.", tha Malltezi.

jamarber malltezi

Sondazh

Poll