Politike

Kronika e TG3 për drogën në Shqipëri, PD: Po vijnë zgjedhjet, çunat do punojnë

27 Janar 2020, 21:28 Nga DOSJA
Kronika e TG3 për drogën në Shqipëri, PD: Po vijnë

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me një kronikë të publikuar nga media italiane TG3, ku vihet në dukje rritja me 1200% e kanabisit. Sipas PD-së, rritja e prodhimit të kanabisit tregon se po afrohen zgjehdjet në Shqipëri. Selia blu shton gjtihashtu se mafia shqiptare po tremb Italinë.

“Eshte tregues se po afrohen zgjedhjet Sipas RAI 3, raporti i cili është ende konfidencial i referohet vrojtimit ajror të anti-mafias italiane.  Përmban: – pamje marrë nga ajri madje edhe me numërim rrënjësh të mbjella,  – farën vietnameze tē kultivuar për të rritur rendimentin për çdo rrënjë të mbjellur, Si dhe… intervistën e kreut të Policisë Kriminale shqiptare që tregon se si “është çrrënjosur fenomeni i mbjelljes së kanabisit që në…. 2014…”???!!! Në fund mbyllet me prokurorin italian, i cili tregon se sa e pakontrollueshme, e fuqishme, e pasur, e frikshme, është “mafia shqiptare” …. aq sa po tremb edhe vetë vendin e mafias: ITALINË! KONKLUZIONI? Po afrohen ZGJEDHJET, dhe “çunat duhet të punojnë”! KAQË!”– shkruan Partia Demokratike.

Mbrëmjen e sotme TG3 publikoi një kronikë ku flitej për rritjen e kanabisit në Shqipëri dhe për tregtimin e drogës. Vetë prokurori Cataldo u shpreh se mafia shqiptare sa vjen e fuqizohet, ndërkohë që vendi është në pritje të çeljes së negoicatave me BE-në.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike partia demokratike tg3 kronike per kanabisin partia demokratike tg3 kronike per kanabisin

Sondazh

Poll