Politike

“Po dalin burra shtatzënë”, Vokshi denoncon sërish koncesionin 120 milionë eurosh, flet për testin e drogës: Rama ka f

27 Janar 2020, 16:47 Nga DOSJA
“Po dalin burra shtatzënë”, Vokshi denoncon sërish

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar sërish koncesionin 120 milionë eurosh, sipas të cilës është korruptiv. Në një deklaratë për mediat, Vokshi u shpreh se rezultatet e analizave po nxjerrin burrat shtatzënë dhe se PD-ja do ta anulojë me domosdoshmëri. Ndër të tjera, ish-deputetja komentoi edhe testin e drogës për politikanët duke shtuar se kryeministri Edi Rama e ka kundërshtuar gjithmonë këtë nismë pasi ka frikë prejt tij si ‘djalli nga temjani’. Sipas Vokshit, Rama nuk e shkarkon kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla pasi ka konflikt të ngushtë me kokainën.

Prej disa ditësh, Kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, Lefter Alla, është kapur duke konsumuar kokainë. Pamjet janë bërë publike, opinioni është shumë i tronditur, por Lefter Alla vazhdon të qëndrojë në detyrë me mbrojtjen personale të Edi Ramës. Edi Rama nuk e shkarkon kryebashkiakun përdorues të kokainës, sepse ka hallin e tij personal me kokainën. Opinioni publik duhet ta dijë se në përballjen që unë kam me të në gjykatë, Edi Rama refuzon të bëjë testin e drogës. Me seancën e sotme numri i refuzimeve nga ana e Edi Ramës për të bërë testin e drogës, shkon në katër. I kam kërkuar gjykatës ta marrë provën e testit të drogës si pjesë e procesit gjyqësor të hapur prej vetë Edi Ramës ndaj meje, pasi ai u ndie i fyer nga një postim për checkup-in. Ky koncesion korruptiv ka nxjerrë burrat shtatzanë dhe nuk do të ishte asnjë çudi që analizat e checkup-it të Edi Ramës, të dilnin me doza kokaine e t’i jepeshin dikujt tjetër. Përtej ironisë, refuzimi për të bërë testin e drogës në këtë proces gjyqësor të hapur prej vetë Edi Ramës, nuk është hera e parë e refuzimit të tij. Opinioni publik nuk ka harruar, kur ai fliste për gjithçka në parlament, por nuk guxonte t’i përgjigjej pyetjes: a ka konsumuar kokainë? Gjithashtu, opinioni publik e mban mend se pika e vetme e rëndësishme me të cilën Edi Rama nuk ka ra dakord gjatë hartimit të ligjit të dekriminalizimit, ishte testi i drogës nga politikanët. Edi Rama ka frikë nga testi i drogës si djalli nga temjani, prandaj vazhdon ta refuzojë duke përdorur çdo mjet dhe mënyrë. Një kryeministër që merr vendime të rëndësishme nën efektin e drogës është një rrezik i madh për vendin dhe qytetarët e tij, prandaj, Edi Rama duhet të lejojë gjykatën që të bëjë transparencë. Bashkë me përgjigjen, nëse ai është apo jo konsumues i kokainës, shqiptarët kanë të drejtë të njihen nga gjykata edhe me kontratën koncesionare të checkup-it prej 120 milionë euro, të cilën Edi Rama refuzon ta bëjë publike duke urdhëruar vartësit e tij që ta mbajnë atë sekret në mënyrë skandaloze, si sekret tregtar. Herët a vonë, sekreti i Edi Ramës do të zbulohet. Partia Demokratike do ta anulojë këtë koncesion. Ata që kanë vjedhur me vulën e qeverisë së tij do të dalin para drejtësisë dhe shqiptarëve do t’u kthehen paratë e vjedhura,”- u shpreh Vokshi.

Partia Demokratike ka denoncuar edhe një herë tjetër koncensionin e checkup-it. Në fillim të muajit janar, Çlirim Gjata në një deklaratë për mediat u shpreh se Rama i dha Nushit 8.5 milionë euro për kontratën që PD e quan “korruptive”. Edhe Vokshi, është shprehur më herët se checkup-i nuk është falas dhe se Vilma Nushi po vjedh shqiptarët.

Por, ku bazohet akuza e ngritur sot nga PD?

Ministria e Financave në një raport të fundvitit, zbuloi se shteti e ka paguar koncesionarin e kontrollit bazë mjekësor (check-up) për 580 mijë kontrolle të pakryera përgjatë periudhës 2015-2018. Kjo shifër është bërë e ditur në një raport për koncesionet të publikuara nga Ministria e Financave.  Për këtë kontratë, Partneriteti Publik Privat  në nivel vjetor janë parashikuar  475,000 përfitues të shërbimit, pra 39,583 raste në muaj, për të cilat kompania koncesionare i merr pagesat, pavarësisht nga fakti nëse ato realizohen apo jo.  Por, numri real i kontrolleve të kryera për periudhën 2015-2018 ka qenë shumë më i ulët, përkatësisht 244,420 në vitin 2015; 329,555 në 2016; 316,601 në 2017 dhe 2018 në 428,891. Në total, për këto 4 vjet, diferenca mes kontrolleve të paguara dhe atyre të realizuara rezulton 580,533. Koncesionari paguhet çdo vit 876 milionë lekë, ose 1,844 lekë për çdo kontroll të planifikuar. Si rrjedhojë, sipas përllogaritjeve, rezulton se koncesionari ka marrë rreth 1.1 miliardë lekë (8.5 milionë euro) në periudhën 2015-2018 për kontrollet që realisht nuk i ka kryer!

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi koncensioni i check up albana vokshi koncensioni i check up

Sondazh

Poll