Politike

“Rritet 12 herë mbjellja e kanabisit”/ Vasili publikon videon e Rai3: Rama dhe Lleshaj janë dy mashtrues, të vërtetat i

27 Janar 2020, 20:52 Nga DOSJA
“Rritet 12 herë mbjellja e kanabisit”/ Vasili publikon videon e

TIRANË- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka deklaruar se kultivimi i drogës është rritur 12 herë vitin e fundit në krahasim me një vit më pare, duke iu referuar një emisioni në kanalin italian Rai3.

Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili e cilëson alarm kombëtar dhe shprehet se kryeministri Rama dhe qeveria e tij nuk lufton aspak, por shfrytëzon dhe mbështet mbjelljen masive të drogës për të mbajtur pushtetin.

POSTIMI I PLOTË I PETRIT VASILIT:

Alarm Kombetar!!

Denoncimi i RAI 3:
“Rritet 1200% ose 12 here mbjellja e kanabisit”!(VIDEO).

Tevizioni Shteteror Italian RAI 3 denoncoi sot publikisht rritjen tragjike,eksponenciale te kultivimit te droges me1200 % vitin e fundit ne krahasim me nje vit me pare.

Edi Rama dhe qeveria e tij nuk lufton aspak, por shfrytezon dhe mbeshtet mbjelljen masive te droges per te mbajtur pushtetin.

Rama dhe Lleshaj jane thjesht dy mashtruese kur flasin per drogen. Te vertetat per drogen i di gjithe Europa dhe bota. Edi Rama eshte vetem ai qe pengon dhe izolon Shqiperine nga Europa dhe e ka shnderruar ne narkoqeverisje rilindjen. Shiheni VIDEON transmetuar sot ne edicionin e lajmeve te ores 19.00 nga RAI 3.

Mbrëmjen e sotme, në edicionin e lajmeve në TG3 është transmetuar një kronikë, ku vihet në dukje rritja e prodhimit të kanabisit me 1200% në Shqipëri.  Gazetari italian shprehet se janë gjetur më shumë se 100 mijë bimë në male, por gjithsesi shifrat mbeten të rezervuara. Pa kësaj ka reaguar edhe PD-ja, ku thotë se rritja e shifrave tregon se po afrohen zgjedhjet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kultivimi i drogës petrit vasili sander lleshaj edi rama kultivimi i drogës petrit vasili sander lleshaj

Sondazh

Poll