Politike

"Unë nuk jam e penguar nga askush për të lëvizur..."/ Monika i përgjigjet Metës: Nuk kam nevojë të marrë leje nga fansi i Zegjinesë e as fansit të garderobës sime Tedi Blushit

Përmes një postimi në rretet sociale, Monika thekson se nuk është e penguar nga askush për të udhëtuar jashtë vendit dhe shprehet se ka vizë amerikane me hyrje-dalje të shumta. Kryemadhi gjithashtu e quajti Metën “fans i Zegjinesë”, ndërsa Tedi Blushin fansi i garderobës së saj. 

7 Korrik 2025, 14:22 Nga E. D
"Unë nuk jam e penguar nga askush për të
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

TIRANË- Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së Ilir Metës që e quajti “Zegjine e SPAK”. Përmes një postimi në rretet sociale, Monika thekson se nuk është e penguar nga askush për të udhëtuar jashtë vendit dhe shprehet se ka vizë amerikane me hyrje-dalje të shumta. Kryemadhi gjithashtu e quajti Metën “fans i Zegjinesë”, ndërsa Tedi Blushin fansi i garderobës së saj. 

Postimi i Monika Kryemadhit:

Një sqarim i vogël në këtë ditë të nxehtë për të ftohur mendje të nxehura nga dezinformues tradicionalë. Unë nuk jam e penguar nga askush për të lëvizur drejt Amerikës dhe çdo vendi tjetër dhe përveç ditës që drejtësia ka vendosur të jem në “detyrim paraqitje” pranë SPAK.

Siç e shikoni, viza amerikane është me disa hyrje-dalje dhe kjo është një gjë e vërtetueshme nga foto ose nga zyra e shtypit në ambasadën përkatëse. Nuk kam nevojë të marrë leje askund, madje as fansit të Zegjinesë, e as fansit të garderobës sime Tedi Blushit, për të udhëtuar drejt çdo vendi ku kam viza pune.

"Unë nuk jam e penguar nga askush për të

monika kryemadhi ilir meta

Sondazh

Poll