Politike

"S’ka shkelur asnjë ligj të vendit"/ Lirimi i Jamarbër Malltezit kundrejt garancisë pasurore, Berisha: Bëri 2 vite si i burgosur politik

Berisha theksoi se dhëndri i tij ka bërë dy vite burg si i burgosur politik në shtëpi pa shkelur asnjë ligj dhe rregull të shtetit.

7 Korrik 2025, 13:13 Nga E. D
"S’ka shkelur asnjë ligj të vendit"/ Lirimi i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencbs për shtyp ka komentuar edhe vendimin e GJKKO-së për lirimin nga arresti shtëpiak të Jamarbër Malltezit. Berisha theksoi se dhëndri i tij ka bërë dy vite burg si i burgosur politik në shtëpi pa shkelur asnjë ligj dhe rregull të shtetit. Sipas tij malltezi është mbajtur në një akt hakmarrje si një nga personat më të parë që u tha shqiptarëve se afera e djegsave është afera më korruptive gjeratëhershme.


 

"Jamarbër Malltezi ka bërë 2 vite i burgosur politik në shtëpi. Në mënyrë absolute, pa shkelur asnjë ligj, rregull e standard të këtij shteti. Me një dosje piramidë mashtrimi, në të cilën i vetmi njeri, me qindra që kanë firmën në atë dosje, i dënuar nga Gjykata është Edi Rama, i dënuar me 320 mijë euro.

I vetmi që ka shkelur ligjin është Edi Rama nga qindra punonjës që kanë firmën në atë proces nga viti 1994 deri në 2009, njeriu i vetëm që është shkelës i ligjit dhe është dënuar nga gjykata e 3 shkallëve pas vitit 2013 është Edi Rama.

Pra, është mbajtur Jamabër Malltezi në një akt hakmarrje si një nga personat më të parë që u tha shqiptarëve se afera e djegsave është afera më korruptive gjeratëhershme, si një njeri zyrtar i kësaj partie që publikoi nga 2014 300 e ca statuse në FB, ku kishin në epiqendër Ramën apo kreun e krimit të shekullit. Për të gjithë këta, Rama me mercenarët e tij, e mbajtën si  hakmarrje 2 vite në arrest shtëpie," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll