Politike

"Nuk ia kanë bërë as Enver Hoxhës!" Berisha për Ramën: Shtypi gjerman e shpalli "Ramaduro"

Sipas tij kjo është një fyerje për Ramën, por edhe një dëshmi.

7 Korrik 2025, 13:44 Nga M.B
"Nuk ia kanë bërë as Enver Hoxhës!" Berisha
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se shtypi gjerman e shpalli kryeministrin Edi Rama si "Ramaduro". Berisha tha se këtë ata "nuk ia kanë bërë as Enver Hoxhës". Sipas tij kjo është një fyerje për Ramën, por edhe një dëshmi.

"Tani ju e thoni në fyerje. Ajo është fyerja më e madhe. Ramaduro. Faktikisht shtypi gjerman e shpalli Ramaduro. Nuk ka dëshmi më të fortë. Bravo i qoftë gazetarit. Ramaduro. Nuk ia kanë bërë as Enver Hoxhës këtë. Që a ishte ai. Le që kishte statujën 10 metra të lartë kur e shkulëm. Megjithatë nuk thoshin... Kjo e ka gjetur gazetari i mençur. Në gjermanisht do të thotë Ramaduro", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll