Politike

VIDEO/ Rama sulmon prokuroren në Theth: Është e padenjë për tu paguar, KLP të verifikojë rastin

Rama u shpreh se është lejuar një ndërtim në zemër të Thethit në shkelje totale të ligjit, por sipas tij, Prokurorja Gjeli ka dalë me vendim se nuk ka vepër penale.

7 Korrik 2025, 13:32 Nga I.A
VIDEO/ Rama sulmon prokuroren në Theth: Është e padenjë
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën e tij, për lirimin e zonave publike. Pas takimit në Vlorë, Rama në një video-live ka komentuar vendimin e një prokuroreje për një ndërtim në Theth. Rama u shpreh se është lejuar një ndërtim në zemër të Thethit në shkelje totale të ligjit, por sipas tij, Prokurorja Gjeli ka dalë me vendim se nuk ka vepër penale.

Rama theksoi se këtë çështje do ta përciellë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndërkohë që shtoi se kjo prokurore është e padenjë për tu paguar si e tillë. 

 

"Prokurore zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndave vendimin me disa të tjerë për të kuptuar se çfarë nuk arrija dot unë të kuptoja, por edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë. Po lexoj si arsyeton zonja Gjeli, prokurore e Republikës së Shqipërisë, e paguar me taksat e shqiptarëve, e cila presupozohet se duhet të mbrojë qytetarët nga individë si ai që ka plagosur Thethin në cenim total të çdo lloj norme bashkëjetese dhe në shkelje flagrante të një sërë ligjesh, pasi aty është një zonë e mbrojtur.

Është e pabesueshme deri në kufijtë e të llahtarshmes. Një prokurore para një krimi mjedisor, të një krimi ndaj zone ligjërisht të mbrojtur, të zgjatet në një jerm, një përrua psikik i pashtershëm, të mos fillimit të një çështje penale. Ndërkohë, të gjithë ata banorë ndihen të përdhunuar nga një individ, i cili në mes të Thethit ka ngritur fshatin e vogël Turistik në mes të Thethit, ndërkohë kjo nuk përbën vepër penale për zonjën Gjeli.

Ka vendime skandaloze të prokurorëve. Tani po kthehem nga Vlora ku vazhdojmë punën po ju jap një tjetër fakt sesi na është bërë e pamundur të zhvillojmë projektin Vlora Sport në Pyllin e Sodës sepse një prokuror ka vendosur në sekuestro pronat dhe ato zgjasin me vite të tëra. Unë i kam kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të veprojë menjëherë ndaj zonjës Gjeli, e cila ka lënë në baltë qytetarët e Republikës, e cila është e padenjë për t’u paguar si prokurore, kam kërkuar që çështja e saj t’i përcillet Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll