Politike

Sekuestrimi i pasurive të Suel Çelës/ Berisha: Autoritetet italiane e kuptuan se mund ta pësonin si me Troplinin, ndaj u morën direkt

Kryedemokrati duke folur para gazetarëve u shpreh se autoritetet italiane e kuptuan se mund ta pësonin si me Troplinin, ndaj u morën direkt me dosjen e pronave të Sule Çelës.

7 Korrik 2025, 13:33 Nga E. D
Sekuestrimi i pasurive të Suel Çelës/ Berisha: Autoritetet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, mbajti një konferencë për shtyp ditën e sotme. Kryedemokrati duke folur para gazetarëve u shpreh se autoritetet italiane e kuptuan se mund ta pësonin si me Troplinin, ndaj u morën direkt me dosjen e pronave të Sule Çelës.

"Për sa i përket parave të sekuestruara, sigurisht që autoritetet italiane nuk mund të vijnë të ushtrojnë ligjin, po ama e kanë thirrur atje sepse e kuptuan se do ta pësonin si me Troplinin. Atëherë autoritetet italiane për të mos e pësuar si me Troplinin, u morën më direkt. Unë nuk kam dyshim që janë autoritetet shqiptare ato që zbatuan vendimin e autoriteteve të Veronës. Kështu që kjo e akuzon rëndë, e akuzon shumë rëndë Altin Troplinin. Më thoni ju, cilin prej tyre, cilin nga këta bosë të karteleve u arrestua pa ndërhyrje ndërkombëtare? Asnjë prej tyre, edhe kur ndërhynë ndërkombëtarët, i njoftojnë dhe ikin. Është e vërtetë kjo", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll