Politike

Inaugurimi i Konsullatës greke në Korçë, Hasani: Vjen në një moment me rëndësi për partneritetin tonë strategjik

Në ceremoni morën pjesë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani; Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis; si dhe përfaqësues të trupit diplomatik, autoriteteve qendrore dhe vendore.

7 Korrik 2025, 14:19 Nga M.B
Inaugurimi i Konsullatës greke në Korçë, Hasani: Vjen
Foto nga inaugurimi

KORÇA- Sot në Korçë u inaugurua godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë, një investim që shënon një moment domethënës në marrëdhëniet dypalëshe. Në ceremoni morën pjesë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani; Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis; si dhe përfaqësues të trupit diplomatik, autoriteteve qendrore dhe vendore.

Në fjalën e tij, Hasani theksoi se ky zhvillim pasqyron përkushtimin e përbashkët për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Ai ka vlerësuar gjithashtu mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian të Shqipërisë

“Ky është një hap konkret në forcimin e pranisë konsullore të Greqisë në Shqipëri dhe një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të ndërtuar një marrëdhënie më të hapur dhe konstruktive, të bazuar në respekt të ndërsjellë dhe dialog të rregullt. Kjo ngjarje vjen në një moment me rëndësi për partneritetin tonë strategjik si fqinj dhe aleatë në NATO, në një rajon që ka nevojë për stabilitet dhe koordinim të qëndrueshëm.

Greqia ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm për Shqipërinë – jo vetëm për shkak të historisë dhe lidhjeve mes dy vendeve, por edhe për mundësitë konkrete që kemi për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme për qytetarët tanë", tha Hasani.

Ai nënvizoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe dialogu i rregullt janë thelbësore për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të ndërtuar besim afatgjatë.

igli hasani

Sondazh

Poll