Art&Argëtim

Helikopteri i kokave të shtetit, Kobe Bryant gjeti vdekjen, por mund t’i merrte jetën dhe Kylie Jenner

28 Janar 2020, 09:32 Nga DOSJA
Helikopteri i kokave të shtetit, Kobe Bryant gjeti vdekjen, por mund

SHBA– Lajmi i vdekjes së legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, ishte i papritur dhe i hidhur për miqtë e të afërmit e yllit të sportit. Ai gjeti vdekjen e menjëhershme, pasi helikopteri në të cilën udhëtonte bashkë me të bijën dhe 7 pasagjerë në bord mori flakë dhe u përplas në humnerë.

Por, Kylie Jenner ka treguar se pavarësisht keqardhjes për legjendën e basketbollit, ndjehet me fat që nuk ka pasur të njëjtin fat si Kobe, pasi ka udhëtuar disa herë me helikopterin, e ashtëquajtur të VIP-ave.

Jenner zbuloi se ajo më parë kishte udhëtuar me helikopterin Sikorsky S-76B dhe pilotin e saj, Ara Zobayan (i njëjti që ishte në pilotim kur gjeti vdekjen Kobe Bryant), në profilin e saj në rrjete sociale.

Helikopteri i cilësuar si i ndërtuar për VIP-at, në bordin e së cilit kanë udhëtuar dhe kokat e shtetit, u ndërtuan në vitin 1991 dhe ka regjistruar më shumë se 7.4 milion orë fluturimi, si linjë transporti për njerëz me pushtet. Ndër 178 klientë që kanë përdurur linjën ajrore, ndodhej dhe Kylie Jenner, që mesa duket ka qenë me fat.

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bënë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopterin e tij privat, bashkë me vajzën 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Deri më tani si shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë kushtet jo të favorshme atmosferike. Mjegulla e madhe e cila kishte “pushtuar” zonën e Kalifornisë ka vështirësuar punën e pilotit, i cili humbi menjëherë kontrollin e helikopterit. Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje.

Burimi: Page Six

R.L/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz helikopteri sikorsky s-76b kobe bryant kylie jenner vdes kobe bryant helikopteri sikorsky s-76b kobe bryant kylie jenner vdes kobe bryant

Sondazh

Poll