“E para që u ngjit në skenë ishte pianistja Taddem”, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kujton ndërtimin godinës së TK:
28 Janar 2020, 08:04Nga DOSJA
TIRANË- Si sot 80 vite më parë në godinën që sot është Teatri Kombëtar, është hapur për herë të parë kino-teatrit Savoia. Në një postim në Facebook, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrtit ka kujtuar këtë ngjarje historike, ku jep të dhëna dhe për ndërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar.
E para artiste që është ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar, ishte pianistja italiane Annarosa Taddem e cila ka qenë vetëm 22-vjeçe dhe e diplomuar nga Konservatori Luigi Cherubini në Firenze.
POSTIMI I PLOTË
80 vjet më parë, më 28 janar 1940, u hap salla e kino-teatrit Savoia, sot salla historike e Teatrit Kombëtar. Salla u ndërtua brenda një viti. Ndërtimi kishte filluar më 6 janar 1939. I gjithë kompleksi u përfundua në qershor 1942. E para artiste që u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar, ishte pianistja italiane Annarosa Taddei (1918-2011). Ajo atëhere ishte fare e re, vetëm 22 vjeçe dhe e porsadiplomuar nga Konservatori Luigi Cherubini në Firenze. Ajo ishte bijë e një ushtaraku dhe ndoshta i ati ka qenë një ndër spektatorët e atij koncerti.
Skena e Teatrit Kombëtar ishte skena e parë e huaj, në të cilën ajo luajti dhe, siç e tregoi koha, i dha fat. Pas Luftës, Annarosa Taddei studioi në Akademinë Kombëtare Santa Cecilia në Romë, në drejtimin e kompozitorit dhe pianistit Alfredo Casella dhe u bë pianiste e famshme, që dha koncerte dhe regjistroi disqe me disa prej orkestrave më të famshme europiane në Romë, Vienë, Firence, Torino, Gëteborg, Helsinki, Helsingbor e deri në Hong Kong, Sidni e Tokio. Pasi u tërhoq nga karriera si koncertiste, ajo u bë pedagoge e pianos në Romë dhe Peruxhia. Më 2012 u krijua shoqata kulturore Annarosa Taddei, që organizon çdo vit një konkurs ndërkombëtar të pianos dhe jep çmimin me emrin e saj. Fotoja e parë i përket koncertit në Teatrin Kombëtar, ndērsa e dyta është një portret kur ajo ishte në kulmin e karrierës.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë-Ermal Fejzullahu është një ndër partnerët më romantikë të showbiz-it shqiptar. Ai është edhe shumë i përkushtuar ndaj familjes së tij. Madje së fundmi i ...
DashiDo të ndiheni më të fortë në raport me të kaluarën, ku muaji do të mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme sa i takon dashurisë. Mund të ketë lajme të mi...
TIRANË– Moderatori Ermal Mamaqi, bashkë me një pjesë të aktorëve të tij në filmin “I love Tropoja”, kanë zbarkuar sot në zyrën e kryetarit të Bashkisë së T...
TIRANË– Moderatori Ermal Mamaqi, bashkë me një pjesë të aktorëve të tij në filmin “I love Tropoja”, kanë zbarkuar sot në zyrën e kryetarit të Bashkisë së T...
LOS ANGELOS- Këngëtarja shqiptare, Bleona Qeret ka qenë sërish në një nga ceremonitë ndërkombëtare të dnarjes së çmimeve. Këtë radhë bëhet fjalë për ‘Gra...
LOS ANGELOS –Mbrëmjen e së dielës është mbajtur edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammys 2020 ku kanë marrë pjesë shumë emra të njohur të muzikës ndër...
TIRANË– Aktori i mirënjohur shqiptar Alfred Trebicka, ka folur për herë të parë për regjisorët dhe filmat, të cilat janë realizuar së fundmi. Teksa ishte i...
LOS ANGELOS– Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards 2020” u zhvillua një natë më parë në qendrën “Staples”. Mediat e huaja e raportuan të gjithë ...
TIRANË– Kobe Bryant, gjiganti që ndërroi jetë pas një aksidenti me helikopter ka lënë edhe një mesazh të fundit për gruan e tij, Vanessën. Në një pos...