Art&Argëtim

“Sot ditëlindja e Kadaresë”, shtëpia botuese Onurfi: Edhe njëqind, mjeshtër

28 Janar 2020, 09:32 Nga DOSJA
“Sot ditëlindja e Kadaresë”, shtëpia botuese Onurfi:

TIRANË- Ismail Kadare sot mbush 84 vjeç dhe nuk ka munguar një urim nga shtëpia botuese, e cila ka botuar të gjithë veprën e tij.

Shtëpia botuese Onufri në një postim në Facebook, shkruan se sot është ditëlindja e Kadaresë dhe e quan atë mjeshtër. “Edhe njëqind, mjeshtër”, shkruan Onufri dhe më tej ka zgjedhur të publikojë një pjesë nga libri i Kadaresë “Ftesë në studio”, të botuar në vitin 2000.

Ismail Kadare, shkrimtari i njohur shqiptar sot mbush 84-vjeç. Në ditën e lindjes së tij, Akademia e Shkencave e ka ripropozuar atë për çmimin “Nobel” në Letërsi. Në mbledhjen e sotme të Akademisë së Shkencave,  kreu i Ash-së, Skënder Gjinushi ka deklaruar se i ka dërguar një letër Akademisë Suedeze, në të cilën theksohet se letërsia e Kadaresë ka lënë gjurmën e saj në kulturën e vendit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture 84-vjetori i ismail kadarese ismail kadare shtepia botuese onufri 84-vjetori i ismail kadarese ismail kadare shtepia botuese onufri

Sondazh

Poll