Art&Argëtim

Meghan Markle merr kërcënimin serioz nga babai i saj, ja ç’ka ndërmend të bëjë

28 Janar 2020, 09:12 Nga DOSJA
Meghan Markle merr kërcënimin serioz nga babai i saj, ja

MBRETËRI E BASHKUAR- Meghan Markle po shijon jetën e saj të re në Kanada, përkrah bashkëshortit dhe djalit të saj Archie. Por, nga ana tjetër, babai i saj Thoma Markle është kthyer në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak të këmbënguljes së vazhdueshme për të kontaktuar të bijën.

Në një intervistë, Markle nuk rreshti së përmenduri ankesat për të bijën, ndërsa shtoi kërcënimin e tij të ri, duke thënë se: “Pas kësaj interviste, nëse nuk dëgjohem nga dikush në 30 ditë, atëherë do të provoj përsëri. Unë nuk dua të rri në heshtje në shtëpinë time për pjesën tjetër të jetës duke pritur që dikush të kthehet tek unë. “

I pyetur në lidhje me mundësinë e takimit të Meghan dhe Harry në gjykatë, si pjesë e veprimit të saj juridik kundër Gazetave të Associated, Z. Markle tha : “Nëse është fjala për t’i takuar ata në një sallë gjyqi, është mirë. Të paktën do të shkoja t’i shikoja ata. “

Ai vazhdoi duke thënë se nuk dëshiron një “betejë”.

Burimi: Daily Beast

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz babai i meghan markle dukesha e sussex meghan markle thomas markle babai i meghan markle dukesha e sussex meghan markle thomas markle

Sondazh

Poll