Art&Argëtim

Ismail Kadare feston 84-vjetorin, Akademia e Shkencave e ripropozon për ‘Nobel’

28 Janar 2020, 09:18 Nga DOSJA
Ismail Kadare feston 84-vjetorin, Akademia e Shkencave e ripropozon për

TIRANË-Akademia e Shkencave ka ripropozuar shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin Nobel në Letërsi. Në mbledhjen e sotme me rastin e ditëlindjes së 84-ët të shkrimtarit, kreu i Ash-së, Skënder Gjinushi i ka dërguar një letër Akademisë Suedeze.

Në letër, Gjinushi shpjegon se letërsia e Kadaresë ka lënë gjurmën e saj në kulturën e vendit tonë.

Kadare është shkrimtari shqiptar me të cilin krenohet e gjithë Shqipëria, por për të ka qenë e vështirë që deri më tani të rrëmbente çmimin Nobel në Letërsi, pavarësisht se ka qenë disa herë kandidat për këtë çmimin.

Shkrimtari gjirokastrit Ismail Kadare, ka nuk kandidon për herë të parë për çmimin Nobel në Letërsi, edhe vitin e kaluar ai ishte pjesë e kësaj gare.

Emri i Kadaresë është përsëritur shpesh herë në listën e Akademisë Suedeze, nga e cila akordohen çmimet më të rëndësishme në Letërsi, prej fillimit të viteve 1990, kohë në të cilën Shqipëria kishte dalë nga regjimi komunist, ku veprat e Kadaresë nisën të botoheshin në më shumë se 30 gjuhë të botës.

Së fundmi Kadare është nderuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron, me dekoratën më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture 84-vjetori i ismail kadarese akademia e shkencave ismail kadare skender gjinushi 84-vjetori i ismail kadarese akademia e shkencave ismail kadare skender gjinushi

Sondazh

Poll