Sport

Biletat për çerekfinalen e Chelseat, vetëm 10 euro!

Disa burime kanë thënë se FIFA kishte pritur një pjesëmarrje më të ulët të tifozëve për shkak të paradës dhe koncertit falas të 4 Korrikut, të cilat do të mbaheshin në të njëjtën kohë në Filadelfia, ku u shkrua Deklarata e Pavarësisë në vitin 1776.

5 Korrik 2025, 08:00 Nga DOSJA

Biletat për çerekfinalen e Chelseat, vetëm 10 euro!

SHBA - Kupa e Botës për Klubenë Shtetet e Bashkuara ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, me çerekfinalet që po zhvillohen. Në të gdhirë, Chelsea u përball me Palmeiras, të cilën e mundi 2-1, duke siguruar një vend në gjysmëfinale.

Siç raportohet nga BBC, ndoshta me qëllim sigurimin e pjesëmarrjes sa më të lartë të mundshme të tifozëve për një ngjarje të këtij kalibri, biletat për të parë ndeshjen e madhe kanë kushtuar, për vende të caktuara në stadium, vetëm 8.17 paund, pak më pak se 10 euro.

Këto janë ndër biletat më të lira të Kupës së Botës për Klube të blera ndonjëherë, megjithëse disa kanë qenë vetëm 3.60 £ (as 5 euro) për ndeshje, ku ishin përfshirë ekipe më pak të famshme në fazën e grupeve.
Disa burime kanë thënë se FIFA kishte pritur një pjesëmarrje më të ulët të tifozëve për shkak të paradës dhe koncertit falas të 4 Korrikut, të cilat do të mbaheshin në të njëjtën kohë në Filadelfia, ku u shkrua Deklarata e Pavarësisë në vitin 1776.

Kur bëhet fjalë për Chelsean, vlen të përmendet se ndeshjet kundër Los Angeles FC, ES Tunis dhe Benfica patën pjesëmarrje përkatësisht prej 22.137, 32.967 dhe 25.929 shikuesish, duke i lënë stadiumet më shumë se gjysmë të zbrazëta në Atlanta, Filadelfia dhe Charlotte. Vetëm ndeshja e fazës së grupeve në Filadelfia kundër Flamengos pati një pjesëmarrje të madhe, me 54.019 shikues në Lincoln Financial Field.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll