Sport

Euro 2025 për Femrave/ Suedia fiton derbin skandinav, Danimarka dorëzohet!...

Fati i sfidës u zgjidh nga Filippa Angeldahl, e cila në minutën e 55-të, pasi mori një top nga kapitenia Kosovare Asllani dhe zhbllokoi rezultatin, duke shënuar 1-0…

4 Korrik 2025, 20:40 Nga DOSJA
Euro 2025 për Femrave/ Suedia fiton derbin skandinav, Danimarka

ZVICER - Kampionati Evropian i Femrave 2025, nisi mirë për Suedinë, e cila arriti të fitonte 1-0 ndaj Danimarkës, në ndeshjen e tyre debutuese në Stade de Geneve.

Edhe pse minimale, ishte një fitore e merituar për vajzat e Peter Gerhardsson, të cilat treguan superioritetin e tyre që nga pjesa e parë, që u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë skenari nuk ndryshoi, ndonëse në fakt, Suedia arriti të krijonte epërsi dhe ta shpërngulte lojën në pjesën më të madhe në gjysmëfushën daneze.

Fati i sfidës u zgjidh nga Filippa Angeldahl, e cila në minutën e 55-të, pasi mori një top nga kapitenia Kosovare Asllani  e zhbllokoi rezultatin, duke shënuar 1-0, golin e vetëm të ndeshjes, që i dha 3 pikët e para Suedisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Korrik 2025, 17:00

Nuk ka oferta për Rodrygon…

SHBA - Edhe pse ka pasur dhe do të vazhdojë të flitet shumë për të ardhmen e Rodrygo Goes, burime te Real Madrid sigurojn&e...