Sport

Futbollistja shqiptare, 200 ndeshje me kombëtaren e Suedisë!

Asllani, 35 vjeçe, e arriti këtë moment të veçantë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Danimarkës, ku Suedia triumfoi 1-0.

5 Korrik 2025, 00:18 Nga DOSJA

Futbollistja shqiptare, 200 ndeshje me kombëtaren e Suedisë!

SUEDI - Futbollistja me prejardhje shqiptare, Kosovare Asllani, ka hyrë në historinë e kombëtares së Suedisë, duke arritur një rekord mbresëlënës prej 200 ndeshjesh të luajtura me fanellën verdheblu.

Asllani, 35 vjeçe, e arriti këtë moment të veçantë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Danimarkës, ku Suedia triumfoi 1-0. Me përvojën dhe klasin e saj, ajo u bë sërish vendimtare në fushë, duke asistuar golin e vetëm të ndeshjes, që i dha tri pikë të çmuara skuadrës suedeze.

Futbollistja shqiptare, 200 ndeshje me kombëtaren e Suedisë!

Ky është një tjetër sukses personal për Asllanin, e cila prej vitesh është njëra nga figurat më të rëndësishme të futbollit femëror në Suedi dhe në arenën ndërkombëtare. Përkushtimi i saj ndaj kombëtares dhe vazhdimësia në nivel të lartë janë shembull frymëzimi për brezat e rinj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Korrik 2025, 17:00

Nuk ka oferta për Rodrygon…

SHBA - Edhe pse ka pasur dhe do të vazhdojë të flitet shumë për të ardhmen e Rodrygo Goes, burime te Real Madrid sigurojn&e...