Sport

UEFA me dorë të hekurt, dënon rëndë klubet e mëdha europiane!

Chelseat është gjobitur nga UEFA me 31 milionë euro pas konstatimit të shkeljeve të rregullave financiare për vitet fiskale që përfunduan në 2023 dhe 2024.

5 Korrik 2025, 00:27 Nga DOSJA
UEFA me dorë të hekurt, dënon rëndë klubet e mëdha

ZVICER - Klubi i Chelseat është gjobitur nga UEFA me 31 milionë euro pas konstatimit të shkeljeve të rregullave financiare për vitet fiskale që përfunduan në 2023 dhe 2024. Vendimi vjen si pjesë e hetimit të gjerë të organit më të lartë europian për klubet që kanë shfaqur probleme me përputhshmërinë buxhetore.

Chelsea ka pranuar shkeljet dhe ka arritur një marrëveshje pajtimi me UEFA-n, e cila përfshin pagesën e gjobës dhe një angazhim për të respektuar rregullat financiare në të ardhmen. Por dënimi nuk përfundon këtu: nëse klubi nuk respekton kriteret e përcaktuara gjatë periudhës së monitorimit, atëherë do të përballet me një gjobë shtesë prej 60 milionë eurosh.

Ky zhvillim është një tjetër sinjal i fortë nga UEFA për vendosmërinë e saj për të forcuar rregullat e “fair-play’-t financiar dhe për të ndëshkuar klubet që tejkalojnë kufijtë e lejuar të deficitit në përpjekje për të qenë konkurrues në fushë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll