Sport

VIDEO / Fluminense skuadra e parë gjysmëfinaliste!

Brazilianët pas Interit që e dërguan në shtëpi në raundin paraardhës, këtë herë kthyen për në atdhe gjigandët e Arabisë Saudite të Al Hilal, të cilët i mundën me shifrat 2-1.

4 Korrik 2025, 23:09 Nga DOSJA
VIDEO / Fluminense skuadra e parë gjysmëfinaliste!

SHBA - Fluminese është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Botërorit të Klubeve që po mbërrin dalngadalë në fazën e tij finale përmes përballjeve spektakolare dhe plotë emocione.

Brazilianët pas Interit që e dërguan në shtëpi në raundin paraardhës, këtë herë kthyen për në atdhe gjigandët e Arabisë Saudite të Al Hilal, të cilët i mundën me shifrat 2-1. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi nga kjo verë, më herët kishte eliminuar ekipin e madh të Manchester Cityt, por në çerekfinale nuk ja dolën të vazhdonin më tej.

Goli i parë erdhi pikërisht nga brazilianët e Fluminenses në minutën e 40-të, kur Martineli shfrytëzoi mjaft mirë asistin e Fuentes dhe me këto shifra 1-0, u mbyllën 45 minutat. Ndërkohë në pjesën e dytë u duk se gjërat po shkonin më mirë për skuadrën e Inzaghit që pas disa tentativave arriti të rikthejë barazpeshën. Ishte minuta e 51-të kur Kulibali shërbeu për Leonardon dhe 1-1.

Megjithatë eksperienca dhe epërisa e brazilianëve ishte në nivelet e kontrollit të lojës pavarësisht barazimit të përkohshëm të Al Hilal, i cili ka vetëm pak javë që stërvitet nga ish-trajneri i Interit.

Në minutën e 70-të Herkules rikthen në avantazh Fluminensen e cila arrin ta mbajë në 2-1  rezultatin edhe për pjesën e mbetur të takimit, duke u bërë kshu skuadra e parë gjysmëfinaliste. Për të mësuar kundërshtarin e tyre do të duhet të presin takimin tjetër që zhvillohet mëngjesin e sotëm në orën 03:00 mes Palmeiras dhe Chelsea.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Korrik 2025, 17:00

Nuk ka oferta për Rodrygon…

SHBA - Edhe pse ka pasur dhe do të vazhdojë të flitet shumë për të ardhmen e Rodrygo Goes, burime te Real Madrid sigurojn&e...