Sport

Euro 2025 për Femra/ Gjermania e nis me fitore, mund me lehtësi Poloninë…

Pas pushimit, Gjermania arriti të fitonte 2-0 ndaj Polonisë.

5 Korrik 2025, 00:50 Nga DOSJA
Euro 2025 për Femra/ Gjermania e nis me fitore, mund me lehtësi

ZVICER - Gjermania e nisi me fitore aventurën në Kampionatin Evropianin e Femrave, duke mposhtur Poloninë me rezultatin 2-0.

Pas një pjese të parë mjaft të luftuar, por pa gola, gjermanët zgjidhën gjithçka pas pushimit. Fillimisht me një goditje të mrekullueshme nga Jule Brand (52′) dhe një finalizim me kokë nga Lea Schüller (66′).

Ky ishte starti që skuadra e Christian Wück synonte, gjë të cilën e arritën edhe pa kapitenen Giulia Gwinn, e cila ishte dëmtuar më herët.

Edhe pse pa një nga pikat e tyre më të forta, Gjermania tregoi se nuk mbështeten vetëm te një lojtare, gjë që e dëshmuan mrekullisht ndaj Polonisë në St.Gallen, duke ruajtur rekordin e tyre të pamposhtur në EURO në ndeshjen e parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll