Bota

Albin Kurti paralajmëron takim tjetër me Mustafën: Jam optimist se do arrijmë marrëveshje

27 Janar 2020, 13:48 Nga DOSJA
Albin Kurti paralajmëron takim tjetër me Mustafën: Jam optimist

KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar sërish sot në lidhje me një takim të mundshëm me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën. Në një deklaratë Kurti tha se takimi i fundit ishte të premten, por nuk ishte arrtitur marrëveshje.

Më tej i mandatuari si kryeministër, tha se do të ketë një takim tjetër me kreun e LDK-së, por ende nuk është vendosur ora.“Takimi i fundit ishte të premten, jo në Prapashticë po në Universitetin Amerikan. Sot do të takohemi prapë me Mustafën, por ende nuk ka vend dhe orë të caktuar”-tha Kurti. Po ashtu,shtoi se ai shpreson për një marrëveshje dhe është optimist për takimin që do zhvillojnë sot.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Ngërçi në krijimin e qeverisë ka nisur për ndarjen e posteve të larta shtetërore. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që në vitin e parë të qeverisjes të ketë Kryetarin e Kuvendit dhe Zëvendës Kryeministrin e parë, e në vitin e ardhshëm të lëshojë karrigen e kreut të Kuvendit e të marrë atë të Presidentit. Ndërkohë që kërkon të ketë dhe 5 ministri.

Por, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka zgjedhur Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit dhe shprehet se nuk do e shkarkojë, por i ka propozuar LDK-së që të shtojnë numrin e ministrive e të marrin dhe Presidentin.  Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së janë takuar intensivisht me njëri-tjetrin, por ditët e fundit kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra- tjetrës se si të formohet qeveria. Pak ditë më parë është Konstituuar dhe Legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, ku u bë vetëm zgjedhje e kreut të ri të këtij institucioni, por ende nuk është arritur marrëveshja për të formuar dhe qeverinë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove albin kurti isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 27 Janar 2020, 08:57

Putini po ngutet, Putini ka frikë?

MOSKË– Ka kaluar më shumë se një javë nga propozimi i presidentit rus Putin për ndryshimet kushtetuese. Ekspertët thonë, se reforma e propozuar i siguron P...