Bota

Delegacioni për marrëveshjen e linjës hekurudhore Kosovë-Serbi, i dërguari i Trump nuk ka publikuar akoma detaje

27 Janar 2020, 14:11 Nga DOSJA
Delegacioni për marrëveshjen e linjës hekurudhore

BERLIN– Në delegacionin e Kosovës dhe Serbisë që u mabjt ditën e sotme në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berlin me ambasadorin Richard Grenell, zyrtarët e lartë diskutuan për rivendosjen e linjës hekurudhore mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërkohë zëdhënësi i Grenellit, Dick Custin, ka konfirmuar takimin për ditën e sotme,por  nuk ka dhënë detaje të tjera.

Kujtojmë që marrëveshja për rikthimin e trafikut hekurudhor mes Prishtinës dhe Beogradit është konfirmuar që të premten nga Grenell dhe presidenti Vuçiç.

Gjatë delegacionit i dërguari i presidentit amerikan, Grenell ka diskutuar për këtë çështje me Presidentin Thaçi, gjithashtu edhe me zyrtarë të LV-së dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ndonëse institucionet tona janë të gatshme në vazhdimësi për kontribut në stabilitet dhe fqinjësi të mirë, theksojmë se çfarëdo marrëveshjeje që do të arrihet, do të jetë vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës.”- ka deklaruar në rrjetet sociale Pal Lekaj.

Ndërkohë kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë në një deklaratë për shtyp se Kosova ka një infrastrukturë hekurudhore të dobët dhe jofunksionale.

“Hekurudhat tona që na lidhin me Serbinë, janë në gjendje shumë të keqe. Jemi në proces rinovimi. Është një projekt i madh me Bashkimin Europian. Një marrëveshje me Serbinë për trafikun nuk do ta dëmtojë Kosovën “, tha Haradinaj.

Kujtojmë se marrëveshja për linjën hekurudhore erdhi vetëm pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së linjës ajrore mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Disa ditë më parë u nënshkrua marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, në ambasadën e SHBA-së në Berlinnga sekretari shtetëror në ministrinë serbe të Ekonomisë Milun Trivunaç, dhe Eset Berisha drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.  Të dy udhëheqësit më të lartë të shtetit të Kosovës,  Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në largim Ramush Haradanaj e mirëpritën nënshkrimin e marrëveshjes në Berlin. Fluturimet Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas në të ardhmën do të realizohen nga kompania gjermane Lufthansa.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni linja ajrore kosove serbi linja hekurudhore prishtinë-beograd presidenti thaçi richard grenell linja ajrore kosove serbi linja hekurudhore prishtinë-beograd presidenti thaçi richard grenell

Sondazh

Poll

Bota 27 Janar 2020, 08:57

Putini po ngutet, Putini ka frikë?

MOSKË– Ka kaluar më shumë se një javë nga propozimi i presidentit rus Putin për ndryshimet kushtetuese. Ekspertët thonë, se reforma e propozuar i siguron P...