Bota

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Kroaci teksa stërvitej, gjendet trupi i pajetë i pilotit

27 Janar 2020, 13:35 Nga DOSJA
Rrëzohet helikopteri ushtarak në Kroaci teksa stërvitej, gjendet

KROACI– Ditën e sotme, mediat kroate kanë raportuar se një helikopter ushtarak është rrëzuar në Kroaci, por ende nuk dihet asgjë për fatin e personave që kanë qenë brenda tij.

Mediat kroate kanë shkruar se grupet e kërkim shpëtimit dhe anijet e shpëtimit janë dërguar drejt vendit të ngjarjes ku është gjetur edhe trupi i pajetë i pilotit. Aksioni për të kërkuar dhe shpëtuar ekuipazhin e helikopterit ushtarak Kioëe, i cili ra në det mes Zablace dhe Zlarin, është në zhvillim e sipër ka konfirmuar policia në Sibenik. Menjëherë pas incidentit, dy anije të Stacionit të Policisë Detare u dërguan në komisariat me oficerët e policisë nga stacionet e tjera të policisë, shërbimi i urgjencës dhe zjarrfikësja dhe të gjitha shërbimet e tjera përkatëse, ka deklaruar policia vendase.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se helikopteri ishte përplasur gjatë një fluturimi stërvitor që filloi në orën 10:30 të mëngjesit dhe se ishin marrë të gjitha masat dhe veprimet për të gjetur dhe shpëtuar ekuipazhin.

Burimi: HRT 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kroaci rrezohet helikopteri ushtarak ne kroaci kroaci rrezohet helikopteri ushtarak ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 27 Janar 2020, 08:57

Putini po ngutet, Putini ka frikë?

MOSKË– Ka kaluar më shumë se një javë nga propozimi i presidentit rus Putin për ndryshimet kushtetuese. Ekspertët thonë, se reforma e propozuar i siguron P...