Aktualitet

Nuk nxori urdhër kontrolli për kopshte e çerdhe, Gjykata e Durrësit konfirmon masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të Arsimit Parauniversitar

Hetimet ndaj tij ishin kryer nga organi i akuzës për një çështje të nisur më shumë se dy vite më parë, pasi zyrtari vendor nuk kishte nxjerrë një urdhër për kontrollin e kopshteve dhe çerdheve që ushtronin aktivitet të palicencuar.

3 Korrik 2025, 16:57 Nga M.B
Nuk nxori urdhër kontrolli për kopshte e çerdhe, Gjykata e
Foto ilustruese

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka konfirmuar sot masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të Arsimit Parauniversitar, Hazbi Lika. Hetimet ndaj tij ishin kryer nga organi i akuzës për një çështje të nisur më shumë se dy vite më parë, pasi zyrtari vendor nuk kishte nxjerrë një urdhër për kontrollin e kopshteve dhe çerdheve që ushtronin aktivitet të palicencuar.

Pasi dëgjoi palët, gjyqtari vendosi të pranonte kërkesën e Prokurorisë, duke deklaruar që të vijojë pezullimi i ushtrimit të detyrës për të pandehurin. Bëhet me dije gjithashtu se Lika po hetohet në gjendje të lirë.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit:

1. Vlefshmëria dhe konstatimi se janë respektuar kushtet e zbatimit të masës së sigurimit  ndaluese "Pezullimi i ushtrimit të një detyre shërbimi publik" e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale të vendosur me Vendimin penal datë 28.06.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Durrsit ndaj të pandehurit H. L. i akuzuar për veprën penale të "Shpërdorimi i detyrës" që parashikohet nga neni 248 i K.Penal

2. Masa e sigurimit ndaluese e "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" të vazhdojë për të pandehurin H.L..

3. Një kopje e këtij vendi i dërgohet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Durrsit si të pandehurit H.L.

4. Kurrë ky vendi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës brenda 5 ditëve nga e nesermja e komunikimit të tij.

durres

Sondazh

Poll