Aktualitet

Silva Doçi shqiptarja e vetme në Wuhan: Kerkoj ndihme nga shteti:Mendova se ishte thjeshtë grip

27 Janar 2020, 20:47 Nga DOSJA
Silva Doçi shqiptarja e vetme në Wuhan: Kerkoj ndihme nga

KINË- Në një intervistë nga Wuhan për Top Channel, Silva tregon se ka 11 vjet që jeton në atë që konsiderohet tani zona zero e virusit më të ri. Studentja e doktoraturës thotë se nuk u largua dot para se qyteti të izolohej, pasi ishte me grip.

“Kam kryer analizat dhe kam thjesht një grip sezonal. Nesër kam një analizë tjetër për koronavirusin. E pas kësaj analizë shpresoj që të largohem nga Ëuhani”, ka thënë ajo në lidhjnen live në edicionin informativ.

Momentet kur u sëmur ishin stresuese për Silvën dhe familjen e saj. Ajo jeton brenda në kampus dhe çdo ditë dorëzon një raport në universitet për gjendjen shëndetësore.

“Unë jetoj në konvikt dhe jemi gati me ushqime prej u dha alarmi. Na kanë dhënë termometra gjithashtu”, shton ajo.

Silva dëshiron të largohet nga Wuhani. I kanë ofruar shtëpi në qytete te tjera, por është e pamundur pasi askush nuk ka hyrë e nuk ka dalë nga qyteti në karantinë.

“Ambasada po mundohet të më nxjerrë nga Wuhani sepse jam shqiptarja e vetme që kam mbetur këtu”.

Marrë nga: Top Channel

R.G/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kine koronavirusin silva doci kine koronavirusin silva doci

Sondazh

Poll