Aktualitet

Veliu takim “blic”me strukturat në Elbasan, prezanton shefin e ri të qarkullimit: Lufta ndaj kriminalitetit, sfidë për

27 Janar 2020, 20:24 Nga DOSJA
Veliu takim “blic”me strukturat në Elbasan, prezanton shefin e

ELBASAN– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka zhvilluar një takim këtë mbrëmje me strukturat e policisë drejtuese të qytetit të Elbasanit. Mësohet se Veliu ka qenë kritik ndaj policëve të Elbasanit, duke theksuar se duhen rritur masat e sigurisë për shkak të kriminalitetit në vend. Veliu ka prezantuar edhe shefin e ri të qarkullimit në Elbasan, Artur Sinorukaj, i cili do të zëvendësojë Adriatik Huti, ky i fundit u pezullua nga detyra pak kohë mw parë, pasi u akuzua se lejoi kultivimin e Kanabisit në një zonë të Librazhdit.

Kujtojmë se dy ditë më parë Veliu, i shoqëruar nga Drejtori për Krimin e Organizuar Tonin Vocaj dhe Drejtorin e Rendit,  Gjovalin Lokën kanë zbarkuar në Shkodër për analizën e Policisë për këtë qark për vitin 2019.  Gjatë këtij takimi, Veliu ka kërkuar që t’i shpallet luftë krimit të organizuar dhe sipas tij kjo është sfida për vitin 2020. Po ashtu, Veliu ka kërkuar që të dokumentohet gjithçka sa i takon krimit, ndërsa ka shtuar se duhen të angazhohen të gjithë strukturat e policisë vendore në Shkodër.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu artur sinorukaj veliu ne elbasan ardi veliu artur sinorukaj veliu ne elbasan

Sondazh

Poll