Politike

Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me faktet dhe provat e farsës së 11 majit

Berisha tha se ka paraqitur me fakte dhe dokumenta, angazhimin e shtetit në blerjen e votës së qytetarëve.

3 Korrik 2025, 14:11 Nga r.ll
Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me faktet dhe
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë për mediat nga selia blu. Berisha e ka nisur fjalën e tij me pjeëmarrjen në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, ku tha se kishte ekspozuar faktet dhe provat e asaj që ai e quan "farsa elektorale" e 11 majit. 

Berisha tha se ka paraqitur me fakte dhe dokumenta, angazhimin e shtetit në blerjen e votës së qytetarëve. Ai u shpreh se interesi mbi këtë çështje i kryetares së grupit parlamentar të EPP-së, të asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe anëtarëve deputetë të këtij grupi ishte shumë i madh.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Isha në Porto të Portugalisë, ku zhvilloi punimet sesioni i Asamblesë parlamentar të OSBE. Siç e dini, asambleja parlamentare e OSBE dhe institucionet e OSBE, ndër të cilat ODIHR, janë dhe institucionet e besimit të plotë të vendeve anëtare të OSBE-së, përsa u përket zgjedhjeve, karakterit, të zhvillimit të tyre, zgjedhjeve të drejta apo të padrejta, të barabarta apo të pabarabarta. Unë shfrytëzoj rastin të falënderoj shumë përzemërsisht presidenten e grupit parlamentar të EPP-së zonjën Gundrun Kugler, për mundësinë që më krijoi të bëj një ekspoze të qartë, të plotë, të faktuar të farsës elektorale që u zhvilluar në Shqipëri në datën 11 maj 2025.

Interesi i kryetares së grupit parlamentar të EPP-së, të asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe anëtarëve deputetë të këtij grupi ishte shumë i madh. Në ekspozenë tonë, ne paraqitëm me fakte dhe dokumente se çfarë ishte procesi në Shqipërinë e Ramaduros, e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Pa krahasuar me asnjë proces tjetër në Europë, informuam për angazhimin total të narkoshtetit, të të gjitha potencialeve të tij njerëzore, financiare, fuqia ekzekutive, për kontrollin e votës së qytetarëve shqiptarë dhe blerjen e saj.

Për përdorimin e gjysëm miliardi euro, për prokurorime publikë në kundështim flagrant me ligjin. Për organizimin në kundërshtim me ligjin të 4500 evente kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfunduar me Giro d’Italia ditët e fundit dhe ditën e zgjedhjeve për të ndikuar tek zgjedhësit. Tek përdorimi i armatës së punonjësve të paguar nga taksa paguesit shqiptarë për tu shërbyer atyre dhe jo për tu angazhuar si policë elektoralë në procesin zgjedhor.

Firmosjen e mijëra e mijërave leje legalizimi, leje ndërtimi dhe certifikatave të pronësisë, për vota. Dorëzimin e të gjitha të dhënave sekrete, personale të qytetarëve grupeve të patronazhistëve për ti kërcënuar dhe mikluar ata. Si dhe vendimin për mbjelljen e 29 mijë hektarë kanabis në mbarë vendin për votë, ndërkohë ligji lejon gjithsej 200 hektarë. Në takimet dhe ekspozetë tona ne informuam ata me të gjithë dukuritë e konstatuara nga vëzhgimi i kamerave ditën e votimit, nga rinumërimi i fletëve të votimit. I informuam për përdorimin më të gjerë të mekanizmit ‘treni Bullgar’. I informuam për shtetëzimin e votës së diasporës dhe procesit të votimit të diasporës. Me fakte, dokumente me të dhëna. Mendoj se audienca me lajmet, me dokumentet, provat që dërguam mori informacionin më të vërtetë dhe më të duhur për farsën elektorale të 11 majit.

sali berisha

Sondazh

Poll