Politike

U emërua zv.ministre e Shëndetësisë, Rama: Ina Majko një vlerë e shtuar, do të mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë

Rama shkruan se emërimi i saj në këtë detyrë vjen pasi ajo ka spikatur në skuadrën socialiste të 11 majit, ndonëse nuk i siguroi dot votat për tu bërë deputete. 

3 Korrik 2025, 08:59 Nga r.ll
U emërua zv.ministre e Shëndetësisë, Rama: Ina Majko
ina majko

TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet e tij sociale ka konfirmuar emërimin e Ina Majkos si zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. 

Rama shkruan se emërimi i saj në këtë detyrë vjen pasi ajo ka spikatur në skuadrën socialiste të 11 majit, ndonëse nuk i siguroi dot votat për tu bërë deputete. 

Ai shton më tej se Majko si një përzgjedhje nga komuniteti Rom dhe si e para përfaqësuese e këtij komuniteti në nivelin e kabinetit qeveritar, ajo do të mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë në fushën e Mbrojtjes Sociale.

POSTIMI I PLOTË:

Ina MAJKO është prurja e parë, ndër shumë të tjera në vijim të rrugës së re që hapi 11 maji, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian

Ajo sapo është zgjedhur zëvendës ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pasi ka spikatur në skuadrën e 11 majit, mes atyre që edhe pse nuk ia dolën të fitonin një vend në Kuvendin e ri, ishin një vlerë e shtuar e PS2030 në përfaqësimin e komuniteteve e të grupeve të ndryshme të interesit.

Ina erdhi në skuadrën tonë si një përzgjedhje nga komuniteti Rom dhe si e para përfaqësuese e këtij komuniteti në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e vendit, ajo do të mbulojë pikërisht çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë në fushën e Mbrojtjes Sociale.

Historia e Ina Majkos është historia e një fëmije të rritur mes paragjykimesh e vështirësish të mëdha ekonomike dhe historia e një vajze të talentuar, plot energji e vendosmëri për t’ia dalë, e cila jo vetëm kreu me rezultate të larta studimet jashtë vendit dhe flet pesë gjuhë të huaja, por edhe u bë një zë i bukur i komunitetit të saj në platformat sociale.

Uroj që Ina të jetë një vlerë e shtuar edhe në punën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e një mbështetje më shumë për familjet e fëmijët në nevojë. 

Kandidatja e Partisë Socialiste për deputete në qarkun e Vlorës, u emërua dje në detyrën e re me vendim të Këshillit të Ministrave. Ndërkohë nga kjo detyrë është shkarkuar nga detyra Niko Hyka, i cili mbante postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Gjatë takimeve të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama pati deklaruar emrin e Majkos si ministren e parë të qeverisë së ardhshme nëse fiton zgjedhjet e 11 majit.

edi rama ina majko

Sondazh

Poll