Politike

Maldrita Bardho nuk pranon mandatin e deputetes: Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim Zegjine Çaushit

Bardho, pas përfundimit të rinumërimit të votave në qarkun Fier fitoi mandatin e deputetes me një diferencë prej 10 votash nga Çaushi.

2 Korrik 2025, 21:12 Nga M.B

Maldrita Bardho nuk pranon mandatin e deputetes: Do t’i lë me

FIER- Maldrita Bardho ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nuk do të jetë deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe se vendin do t'ia lërë Zegjine Çaushit. Bardho, pas përfundimit të rinumërimit të votave në qarkun Fier fitoi mandatin e deputetes me një diferencë prej 10 votash nga Çaushi.

Në një postim në rrjetet sociale ajo shprehet se do të vijojë të kontribuojë për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, me të gjithë mundësitë, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.

Ajo shton se Zegjine Çaushi ka luftuar më shumë për skuadrën sesa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara, sipas saj, nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që thotë se ka frikë nga zërat e rinj.

POSTIMI:

Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar.

Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot m’u përforcua përfundimisht.

Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.

Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat.

Ju falenderoj nga zemra thellësisht dhe do të jem aty për të gjithë ju që më votuat, me të njëjtin entuziazëm dhe forcë që vetëm ne socialistët kemi!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Maldrita Bardho (@maldrita_bardho)

Sipas të dhënave të prodhuara nga procesi i rinumërimit rezulton se Zegjine Çaushi humbi sot mandatin e deputetes dhe vendin e saj në parlament do ta merrte Maldrita Bardho me një diferencë prej 10 votash.

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Maldrita Bardho ka marrë 3616 vota preferencial, 1020 vota nga Diaspora dhe në total 4636 vota. Nga ana tjetër, Zegjine Caushi ka marrë 4026 vota preferenciale, 600 vota nga Diaspora dhe me një total prej 4626 votash.

maldrita bardho zegjine caushi

Sondazh

Poll