Politike

Dosja “Partizani”/ Gjykata Kushtetuese gjen shkelje nga SPAK

SPAK ka kryer sekuestrime të dokumenteve shkresore dhe të kompjuterave të “Studio Pustina” gjatë hetimeve për dosjen “Partizani” ku i pandehur është marrë edhe kryetari i PD Sali Berisha, dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.

2 Korrik 2025, 13:10 Nga DOSJA
Dosja “Partizani”/ Gjykata Kushtetuese gjen shkelje nga SPAK
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e “Studio Pustina” që kishte si objekt shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Apelit të Posaçëm dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke pranuar pjesërisht kërkesën dhe konstatuar cenimin e të drejtës së kërkueses për paprekshmërinë e banesës.

SPAK ka kryer sekuestrime të dokumenteve shkresore dhe të kompjuterave të “Studio Pustina” gjatë hetimeve për dosjen “Partizani” ku i pandehur është marrë edhe kryetari i PD Sali Berisha, dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.

Dosja ka kaluar për gjykim mes kontestimeve në GJKKO, ndërsa seanca e parë u shty për shkak se nuk ishim njoftuar si duhet palët.

 

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.

Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll