Politike

"Produktet e pafaturuara, rrezik për shëndetin!" Rama: I domosdoshëm unifikimi i TVSH-së

Ai foli edhe për nevojën  për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore duke theksuar se shitja e produkteve të paformalizuara përbën rrezik serioz për shëndetin.

2 Korrik 2025, 19:54 Nga M.B
"Produktet e pafaturuara, rrezik për shëndetin!" Rama: I
Edi Rama

ELBASAN-  Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në mbylljen e ditës së parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural. Rama tha se është e domosdoshme unifikimi i TVSH-së, një propozim që sipas tij Ministria e Financave e ka tashmë të përgatitur. Ai foli edhe për nevojën  për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore duke theksuar se shitja e produkteve të paformalizuara përbën rrezik serioz për shëndetin.

"Tjetër element i qartë, duhet të njësojmë TVSH-në, diçka që ministri i Financave e ka përgatitur tanimë. Financimi sipas njësive të prodhimit, e kemi thënë shpesh, e kemi përsëritur por nuk e kemi bërë, tani duhet ta bëjmë. Duhet të angazhojmë strukturat e tatimeve që të kryejnë një proces paraprak sensibilizimi, përpara se të hyjnë me sekuestro të qumështit të pafaturuara. Nuk mund të lejohet tu shiten produkte të pafaturuara. Që mund të jenë të rrezikshme, sjellin pasoja katastrofike për shëndetin e njerëzve. Këtë gjë duhet ta kryejnë me zell ministria me strukturën e tatimeve", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll