Politike

"Është arritur një linjë kredie për të gjitha ndërmarrjet e vogla"/ Rama: Që të fuqizohet duhet nivel i lartë informimi për fermerët...

Duke mbajtur fjalën përmbyllëse në ditën e parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Rama theksoi se një paketë e re blegtorale do të diskutohet me fermerët në Çajup për të lehtësuar punën e tyre. Gjithashtu sipas tij qeveria ka siguruar një linjë kredie 250 milionë euro për bujqësinë dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme. 

2 Korrik 2025, 19:33 Nga E. D
"Është arritur një linjë kredie për të gjitha
edi rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama u shpreh se blegtorët po përballen me probleme të mëdha dhe stres të burokracisë, gjë që sipas tij qeveria synon ta ndryshojë. Duke mbajtur fjalën përmbyllëse në ditën e parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Rama theksoi se një paketë e re blegtorale do të diskutohet me fermerët në Çajup për të lehtësuar punën e tyre. Gjithashtu sipas tij qeveria ka siguruar një linjë kredie 250 milionë euro për bujqësinë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.


 

"Përveç stresit dhe mundit përpjekjeve të jaashtëzakonshme që duhet të bëjnë blegtorët në kushtet e një sektori ku ka shumë probleme duhet të përballojnë edhe stresin skandaloz të burokracisë në nivelin vendor do ta ndryshojmë patjetër dhe menjëherë duhet t’i lutemi blegtorëve jo të luten për të marrë kontratën e kullotës, ajo që u prek këtu çështja e një pakete blegtorale të studiohet dhe të gjithë të ftojmë blegtorët që dëshirojnë të jenë të pranishëm në Çajup për të linçuar paketën, është arritur që me këmbëngulje nga qeveria të krijohet një linjë kredie e Bankës së Shqipërisë 250 mln euro për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme por fokusi kryesor ishte bujqësia.

Që kjo linjë të fuqizohet duhet nivel i lartë informimi për fermerët, duhet mesazh i qartë për bankat e nivelit të dytë që e kanë firmosur angazhimin 0.5 në 2%. Sa i përket riskut është garancia e qeverisë dhe bashkëpunimi dhe pjesëmarrja e pushtetit vendor në këtë proces," tha Rama. 

 

 

edi rama

Sondazh

Poll