Aktualitet

VIDEO/ Aksion si në filma në rrugët e Tiranës, ja çfarë mbeti pas ndjekjes nga Policia të një Audi Q8

Policia njoftoi se rreth orës 16:30, në zonën e “Vasil Shantos”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, pasi kishin dyshime të arsyeshme se personat në automjet mund të ishin të armatosur.

2 Korrik 2025, 18:51 Nga M.B
VIDEO/ Aksion si në filma në rrugët e Tiranës, ja
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin e një aksidenti të ndodhur në Tiranë pas një ndjekjeje nga policia si nëpër filma. 

Policia njoftoi se rreth orës 16:30, në zonën e “Vasil Shantos”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, pasi kishin dyshime të arsyeshme se personat në automjet mund të ishin të armatosur.

Sipas policisë, drejtuesi nuk iu bind urdhrit të Policisë, vijoi lëvizjen me shpejtësi, përplasi tre automjete dhe më pas, së bashku me pasagjerin, braktisi automjetin në rrugën “Moskat”. Në njoftim thuhet se gjatë largimit, dyshohet se këta persona hodhën në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme.

Policia bën me dije se si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e DVP Tiranë i pasagjerit në automjet, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një krehër dhe municion. Ndërkohë, është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. 

tirana

Sondazh

Poll