Aktualitet

Shiste lëndë narkotike në qytetin e Sarandës/ Vihet në pranga 29-vjeçari

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 29-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis. 

2 Korrik 2025, 15:46 Nga E. D
Shiste lëndë narkotike në qytetin e Sarandës/ Vihet në
foto ilustruese

SARANDË- Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi akuzohet se shiste lëndë narkotike në qytet. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 29-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë

Vijojnë kontrollet nga Komisariati i Policisë Sarandë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar që shiste lëndë narkotike në qytetin e Sarandës. Sekuestrohen doza me kokainë dhe kanabis, gati për shitje.

Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara dhe bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan punën dhe goditën një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, ku si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 29-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat dyshohet se i shiste në lagje të ndryshme të qytetit të Sarandës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

polica e sarandes

Sondazh

Poll