Aktualitet

DETAJE nga aksioni në zonën e “Myslym Shyrit”/ I arrestuari tentoi t’i shpëtonte policisë gjatë ndjekjes, dyshohet se ka lidhje edhe me Aleksandër Sadikajn (FOTO)

Policia ndoqi automjet e tij të tipit Audi Q8 në rrugën “Myslym Shyri” pasi dyshohej se kishte armë zjarri. Gjithashtu gjatë ndjekjes ai ka përplasur disa makina të parkuara në rrugë.

2 Korrik 2025, 18:04 Nga E. D
DETAJE nga aksioni në zonën e “Myslym Shyrit”/ I
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksionin në zonën e “Myslym Shyrit”, ku një person u arrestua pas një ndjekje nga policia. Bëhet me dije se i arrestuari ka lidhje me Aleksandër Sadikajn. 

Policia ndoqi automjet e tij të tipit Audi Q8 në rrugën “Myslym Shyri” pasi dyshohej se kishte armë zjarri. Gjithashtu gjatë ndjekjes ai ka përplasur disa makina të parkuara në rrugë.

Si u vra Sadikaj?

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinë në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut.

aleksandër sadikaj

Sondazh

Poll