2 Korrik 2025, 17:24
Nga M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Enti Rregullator i Energjisë ka rritur deri në dyfish tarifat e ujit për qytetarët e qarkut të Elbasanit. Përmes një vendimi të marrë këtë të hënë, ERRU ka vendosur që tarifa e ujit për familjarët në qytetin e Elbasanit të rritet nga 40 lekë për metër kub që është aktualisht, në 60 lekë për metër kub.
Rritja do të jetë edhe më e fortë për qytetarët e Gramshit dhe Librazhit. Për familjet e Gramshit, çmimi shkon nga 32 lekë për metër kub në 60 lekë, ndërsa për ata të Librazhdit nga 42 lekë në 60 lekë.

Rritje do të ketë edhe për shërbimin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Sipas vendimit për qytetarët e Elbasanit çmimi rritet nga 9 lekë në 15 lekë, ndërsa për ata të Gramshit nga zero në 30 lekë për metër kub.
Rëndimi i ndjeshëm i tarifave në Elbasan është në vazhdën e rritjes së tyre në të gjithë Shqipërinë. Shërbimi i Ujësjellësave kaloi nga njësitë lokale në varësi të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo e fundit vendosi që të reduktojë ndërmarrjet e ujësjellësave duke i bashkuar ato në rang qarqesh me argumentin se kjo do të rriste efiçencën e menaxhimit të tyre.
Por deri më tani, pasoja më e dukshme e reformës së Belinda Ballukut ka qenë dyfishimi i çmimit të ujit për qytetarët në pjesën dërrmuese të vendit./ Kapitali.al
elbasan
Aktualitet
2 Korrik 2025, 16:38
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
FIER- Ish-drejtori i "Bankers Petroleum", Leonidha Çobo dhe drejtori aktual, Hongping Xiao janë arrestuar gjat&e...
Aktualitet
2 Korrik 2025, 16:11
E. D
foto ilustruese
FUSH-ARRËZ-Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iba...
Aktualitet
2 Korrik 2025, 15:46
E. D
foto ilustruese
SARANDË- Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi akuzohet se shiste lënd&...
Aktualitet
2 Korrik 2025, 15:37
E. D
pamje nga zjarri
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me zjarrin masiv në landfillin e mbetjeve urbane në periferi. Sipas njoft...
Aktualitet
2 Korrik 2025, 15:29
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
FIER- Një aksion është zhvilluar mesditën e sotme në zyrat qëndrore të kompanisë &ld...
Aktualitet
2 Korrik 2025, 15:29
E. D
zamir meta ne gjykate
FIER- Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e abuzimit seksual në Fier, ku një 12-vjeçare është a...
Aktualitet
2 Korrik 2025, 15:15
E. D
Rivaldo Rusi
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e shqiptarit Rivaldo Rusit gjatë grabitjes në Itali. Mediat e huaja...
Aktualitet
2 Korrik 2025, 14:44
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë pasi ka thyer masën e arrestit s...
Aktualitet
2 Korrik 2025, 14:05
N.F
Hodo
TIRANË- Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado ka shpjeguar formularët që duhet të plotësohet n...
Aktualitet
2 Korrik 2025, 13:30
N.F
Foto
TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka marrë vendimin për të lënë në qeli ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fe...