Aktualitet

Aksident tragjik në Fushë Arrëz/ Makina përplas dy turistët me motoçikletë, njëri prej tyre humb jetën në spital

Si pasojë e përplasjes, të dy turistët kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pukës për të marrë ndihmën mjekësore, por fatkeqësisht njëri prej tyre ka humbur jetën pak pas përplasjes.

2 Korrik 2025, 16:11 Nga E. D
Aksident tragjik në Fushë Arrëz/ Makina përplas dy
foto ilustruese

FUSH-ARRËZ-Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iballë. Mësohet se dy turistë që udhëtonin me motor janë përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, të dy turistët kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pukës për të marrë ndihmën mjekësore.

Por fatkeqësisht njëri prej tyre ka humbur jetën pak pas përplasjes. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne në aksin fushë arrëz–kryezi–iballë

Sondazh

Poll