Bota

Tjetër tragjedi pas rrëzimit të “Boeing 737”, rrëzohet avioni me pasagjerë brenda në Afganistanin lindor, nuk dihet en

27 Janar 2020, 11:34 Nga DOSJA
Tjetër tragjedi pas rrëzimit të “Boeing 737”,

AFGANISTAN– Një aeroplan është përplasur në Afganistanin lindor, kanë shkruar mediat e huja. Avioni zbriti në rrethin Deh Yak të provincës Ghazni, në jug-perëndim të Kabulit,  tha një zëdhënës krahinor për mediat lokale. Avioni u rrëzua dhe u përfshi në zjarr për shkaqe teknike, tha një zëdhënës.

Avioni fillimisht u raportua se i përkiste Ariana Airlines por ndërmarrja tani e ka mohuar këtë.

“Avionët Ariana që janë larguar, kanë arritur në destinacionin e tyre dhe nuk janë rrëzuar”, tha një përfaqësues për kompaninë ajrore. “Avioni që u rrëzua, pra, nuk i përket Ariana Airlines.”

Ndërkohë nuk është dhënë asnjë detaj rreth pasagjerëve që kanë qenë brenda avionit, dhe nuk dihet ende fati i tyre.

Kujtojmë që ky aksident ajror vjen vetën 19 ditë pas rrëzsimit tragjik të avionit ukrainas në  Iran ku mbetën të vdekur 176 njerëz.

Orët e para të mëngjesit së 8 janarit një avion ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, është rrëzuar në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë kanë humbur jetën. Kanë reaguar  menjëherë institucionet ukrainase duke konfirmuar numrin e vitkimave. Ambasada ukrainase në  Iran konfirmoi se shkak për  rrëzimin e avionit është bërë defekti i motorit, duke qetësuar qytetarët se nuk ka lidhje me sulm terrorist.Por më vonë Irani pranoi se e ka shkaktuar gabimisht me raketa këtë aksident.

Burimi:  BBC 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota afganistani lindor ariana airlines boeing ghazni kabul afganistani lindor ariana airlines boeing ghazni kabul

Sondazh

Poll

Bota 27 Janar 2020, 08:57

Putini po ngutet, Putini ka frikë?

MOSKË– Ka kaluar më shumë se një javë nga propozimi i presidentit rus Putin për ndryshimet kushtetuese. Ekspertët thonë, se reforma e propozuar i siguron P...