Rama: Kryebashkiakët nuk e shohin fshatin si pjesë të punës së tyre të përditshme
edi rama CËRRIK- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm më fërmerët në Cërrik shprehu kritika edhe për kryeb...
Kryeministi u shpreh se nëse krijohet shoqëria e përbashkët ku bashkia bëhet pjesë dhe qeveria gjithashtu përfshihet përmes garancisë sovrane, financimi do të jetë më i madh.
CËRRIK- Në takimin me fermerët në Cërrik, kryeministri Edi Rama tha se buxheti nuk është përgjigja për sfidat dhe zhvillimin që synohet.
Rama tha se bashkitë duhet të jenë të parat që të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie të përbashkët, dhe theksoi se kjo nuk është çështje subvencionesh. Sipas tij me subvencionet nuk ka zhvillim vetëm mbijetesë.
Më tej kryeministi u shpreh se nëse krijohet shoqëria e përbashkët ku bashkia bëhet pjesë dhe qeveria gjithashtu përfshihet përmes garancisë sovrane, financimi do të jetë më i madh.
"U bënë shumë vite që përpiqemi të krijojmë një realitet kapitalist dhe kryefjala jonë, s’e kam fjalën për ju, për ne në radhë të parë, është buxheti. Mblidh taksa dhe jep buxhet dhe të gjithë turren te buxheti duam më shumë ndërkohë që nga ana tjetër duan më pak taksa. Ndërkohë që buxheti nuk është në asnjë mënyrë përgjigjja për sfidat që ne kemi dhe për zhvillimin që duam të bëjmë. 250 mln euro është linja e kredisë së BSH.
Bashkia të jetë e para të ulet të ndërtojë një projekt, të ndërtojë një shoqëri të përbashkët, të fusë fonde dhe të marrë kredinë përkatëse të garantuar nga shteti dhe nuk është çështje subvensionesh. Me subvencionet nuk shkojmë larg por thjesht mbijetojmë.
Në rast se krijojmë një shoqëri ku bashkia bëhet pjesë dhe kur qeveria bëhet pjesë përmes garancisë sovrane, financimi është më i madh sesa 10 vjet financim nga subvensionet. Në rastin konkret, ju duhet të bëheni promotorë të kësaj se i keni kapacitetet për të bërë një projekt dhe të uleni me bashkinë. Kjo është rruga, nëpër Evropë janë pjesëmarrëse aktive të zhvillimeve në biznesin e fshatit.
Buxhetit i shtetit për bujqësinë ka shumë më pak sesa ca keni ju të deklaruar dhe të padeklaruar. Ju jeni ata që mund t’i tërhiqni bashkitë në proces duke sjellë dijen tuaj, kështu që unë pres që shoqata juaj të vijë dhe të thotë se kemi bërë një projekt dhe ia kemi çuar bashkisë së Malësisë së Madhe, s’po marrim mbështetje, Shkodrës apo Laçit...dhe s’po marrim përgjigje. Këtu gjejmë ne mënyrën se si të ndërhyjmë dhe se si të mbështesim. Por ama gjëja duhet të fillojë nga projekti.”, tha Rama.
edi rama CËRRIK- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm më fërmerët në Cërrik shprehu kritika edhe për kryeb...
Foto TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se kanë përfunduar punim...
takimi CËRRIK- Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në takimin me fermerët në Cërrik, se linja e re e kredisë prej 250 milion&...
edi rama CËRRIK -Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Cërrik ku po zhvillon një takim më fermerët e qarkut t&e...
Blendi Himçi ELBASAN- Anëtari i Këshillit bashkiak të Elbasanit, Blendi Himçi në një deklaratë para media...
Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, q&eum...
kurti, osmani KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të bëjë çmos për konstituimi...
ervin hoxha TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka prezantuar ditën e sotme aplikacionin "Agjenda Dixhitale", që është ...
arben ahmetaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme prova lidhur me procesin hetimor të...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot dhe nesër takim në Cërrik me ministrat dhe jo vetëm, ku ...