Politike

"Linja e kredisë dhe Paketa e Maleve mund të mbeten të pashfrytëzuara", Rama: Duhet të rrisim impaktin e institucioneve që mbështetesin bujqësinë, por që kanë dobësira të mëdha

Rama tha se shpreson që pas takimit të sotëm të rritet bashkëpunimi më fermerët, pasi sipas tij ka potenciale ende të pashfrytëzuara. 

2 Korrik 2025, 13:39 Nga r.ll
"Linja e kredisë dhe Paketa e Maleve mund të mbeten të
takimi

CËRRIK- Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në takimin me fermerët në Cërrik, se linja e re e kredisë prej 250 milionë euro nga Banka e Shqipërisë rrezikon të ngelet e pashfrytëzuar. Rama tha se e njëjta gjë po ndodh edhe me Paketën e Maleve që mund të mos shfrytëzohet. 

Ai shtoi se shpreson që pas takimit të sotëm të rritet bashkëpunimi më fermerët, pasi sipas tij ka potenciale ende të pashfrytëzuara. 

"Kemi vendosur në dispozicion të fermerëve dhe fshatit një linjë të re kredie nga Banka e Shqipërisë 250 mln euro, shumë kolosale për t’iu përgjigjur ambicieve dhe të mbështetur projektet në fshat. Shpresoj shumë që nga kjo bisedë e sotme të çelim një kapitull të ri bashkëpunimi. Nuk është vetëm linja e kredisë, por edhe Paketa e Maleve rrezikon të mbetet e pashfrytëzuar, nëse nuk ndërtojmë mekanizëm të ndërmjetëm. Kemi potenciale ende të pashfrytëzuara.

Kemi protagonist jo vetëm që kanë ndërtuar sipërmarrje por kanë edhe bagazh dijesh. Dhe kto dije janë pasuri që duhet ti ndajmë së bashku. Por kjo nuk mund të ndodhë pa ardhur në këtu. Kemi nevojë të rrisim impaktin e institucioneve që në letër dhe misionin e tyre kanë mbështetjen e bujqësisë por në realitet kanë dobësira të mëdha. Nuk na bën punë nëse nuk i thoni gjërat troc sic janë. Baza e këtij takimi duhet të jetë të qënurit i hapur me arsyen pse jemi mbledh, pa asnjë dorashkë.", tha Rama.  

edi rama ne cerrik

Sondazh

Poll