2 Korrik 2025, 13:32
Nga r.ll
edi rama
CËRRIK -Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Cërrik ku po zhvillon një takim më fermerët e qarkut të Elbasanit, ku në fokus të diskutimeve është sektori i bujqësisë. Rama u shpreh para nisjes së bashkëbisedimit me fermerët, se takimi i sotëm është organizuar për të dëgjuar më nga afër këndvështrimet e tyre.
Ai tha më tej se që pas reformës administrative territoriale, në vend që të rritej vëmendja për fshatin, ka pasur një shkëputje të tij me strukturat vendore. Rama u shpreh se drejtuesit vendorë nuk e shohin fshatin si pjesë të punës së tyre të përditshmë, ndërsa shtoi se kjo duhet të ndërrojë.
"Arsyeja pse jemi mbledhur këtu sot ka të bëjë me nevojën tonë për të dëgjuar nga më afër dhe në mënyrë më të strukturuar këndvështrimet tuaja sipas fushave të ndryshme të aktivitetit në këtë territorin, hapësirën e madhe të zhvillimit rural, ku gjatë gjithë periudhës së fundit të kontakteve intensive me njerëzit në fshat, për shkak të procesit elektoral kemi krijuar ndjesinë që jemi në nevojën për t’u afruar më shumë dhe për të dëgjuar më shumë nga jeta e përditshme reale e njerëzve që jetojnë dhe punojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre të sipërmarrjes në fshat.
Në mënyrë sporadike kemi mundur të informohemi për gjëra që në pamjen e parë janë të thjeshta, por janë jashtë rrezes së vëmendjes dhe të leximi nga ana e qeverisë dhe strukturave tona vendimmarrëse dhe shkaktojnë konsum të madh energjie dhe patjetër edhe konsum të pafrytshëm të kohës suaj që është edhe koha e vendit.
Nuk dua të hyj në detaje, por dua të them që arsyeja pse e kemi ndërtuar këtë tryezë diskutimi është sepse duam që diskutimi të shtrihet në cdo detaj edhe që opinioni juaj të shtjellohet plotësisht. Kjo me sa kuptoj unë ka munguar dhe na mungon. Pas këtij diskutimi do mundohemi të gjejmë rrugët që ky kontakt të jetë më i frytshëm dhe më garantues për dëgjimin e zërit tuaj. Ne kemi bërë një përzgjedhje bazuar tek profilet e ndryshme të sipërmarrjes në fshat.
Kemi marrë opinionet e drejtuesve tanë të qarqeve. Kemi ftuar dhe drejtues të pushtetit vendor. Pasi që kur është bërë reforma administrative territoriale, në vend që të sillte rritje të vëmendjes dhe mundësive për fermerët në fshat, ka sjellë shkëputje.", tha Rama.
edi rama ne cerrik
Politike
2 Korrik 2025, 13:11
N.F
Blendi Himçi
ELBASAN- Anëtari i Këshillit bashkiak të Elbasanit, Blendi Himçi në një deklaratë para media...
Politike
2 Korrik 2025, 12:47
N.F
Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, q&eum...
Politike
2 Korrik 2025, 12:37
r.ll
kurti, osmani
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të bëjë çmos për konstituimi...
Politike
2 Korrik 2025, 11:29
r.ll
ervin hoxha
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka prezantuar ditën e sotme aplikacionin "Agjenda Dixhitale", që është ...
Politike
2 Korrik 2025, 11:13
r.ll
arben ahmetaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme prova lidhur me procesin hetimor të...
Politike
2 Korrik 2025, 10:43
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot dhe nesër takim në Cërrik me ministrat dhe jo vetëm, ku ...
Politike
2 Korrik 2025, 10:21
r.ll
kurti, osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takon sot ndaras përfaqësuesit e partive politike, në përpjekje p...
Politike
2 Korrik 2025, 10:14
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur një sërë akuzash ndaj SPAK, pas hetimeve q&eu...
Politike
2 Korrik 2025, 09:26
N.F
Foto
TIRANË- Procesi i rinumërimit të votave në Pallatin e Sporti “Farie Hoti” për qarkun e Fierit vijon ndërsa d...
Politike
2 Korrik 2025, 09:11
r.ll
jorgo goro
TIRANË- Seanca për dhënien e pretencws për ish-kryebashkiakuan e Himarës, Jorgo Goro është shtyrë. Ish-k...