Politike

Himçi: Rama, Latja dhe Roka, aksionerët kryesorë të tymit që po helmon qytetarët e Elbasanit! Inceneratori po ‘djeg’ vetëm paratë e taksave të shqiptarëve

Sipas tij inceneratori i Elbasanit, që nga ndërtimi i tij në vitin 2017 nuk ka djegur asnjë ton plehra dhe nuk ka prodhuar asnjë kilovat energji.

2 Korrik 2025, 13:11 Nga N.F
Himçi: Rama, Latja dhe Roka, aksionerët kryesorë të tymit
Blendi Himçi

ELBASAN- Anëtari i Këshillit bashkiak të Elbasanit, Blendi Himçi në një deklaratë para mediave ka folur në lidhje me zjarrin që ka rënë që ditën e djeshme në landfillin e Elbasanit. Himçi shprehet se zjarri është një tjetër provë se si vjedhja e ngritur në sistem po i kushton qytetarëve jo veten ne financa por edhe ne shëndet dhe siguri jete.

Sipas tij inceneratori i Elbasanit, që nga ndërtimi i tij në vitin 2017 nuk ka djegur asnjë ton plehra dhe nuk ka prodhuar asnjë kilovat energji. Ai theksoi se zjarri nxjerr në pah nevojën emergjente që kryeministri Edi Rama kishte në këtë qytet për të vjedhur vota. Himçi tha se ky zjarr toksik është edhe kujtesa e hidhur se kur zgjedhjet janë farse, askush nuk jep llogari.

"Zjarri i rënë që prej ditës së djeshme në landfillin e Elbasanit është një tjetër provë se si vjedhja e ngritur në sistem po i kushton qytetarëve jo veten ne financa por edhe ne shëndet dhe siguri jete. Në vend që mbetjet të digjeshin pak metra më tutje, në inceneratorin që ka kushtuar jo pak, por 26 milionë euro, dhe që qytetarët e paguajnë nga taksat e tyre pikërisht për këtë qëllim, zjarri, i cili duket se ka dalë jashtë kontrollit, përveçse akuzë për një qeveri të korruptuar që nuk ka lënë gjë pa bërë, tashmë po helmon gjithë Elbasanin.

Inceneratori i Elbasanit, që nga ndërtimi i tij në vitin 2017, nuk ka djegur asnjë ton plehra dhe nuk ka prodhuar asnjë kilovat energji. Por para po djeg pa fund. Vitin e kaluar, një kompani e afërt me Ramën fitoi tenderin e shpallur nga kompania shtetërore ‘Eco Alb’ për menaxhimin e mbetjeve në landfill, me vlerë rreth 400 mijë euro, duke u favorizuar jo pak nga Latja i Elbasanit. Por ndërkohë që plehrat po digjen duke helmuar Elbasanin, kompania ‘Ergi’ e Nuri Ballës, kush e di se nga i ka zhvendosur kamionët e saj, me lejet e kullave apo fshatrave turistikë që i janë dhënë nga bashkëqytetarja e tij, Adelajda Roka, me urdhër të Ramës.

Zjarri në landfillin e Elbasanit nxjerr në pah nevojën emergjente që Edi Rama kishte në këtë qytet për të vjedhur vota. E pra, duket qartë se Sara e Suel Çelës, Olsi i Vettingut, nuk do bëjnë gjë tjetër veçse do jenë garancia e vjedhjeve dhe mbulimi i skandaleve në qytetin e Elbasanit, ashtu siç është edhe tymi i landfillit që prej dy ditësh po helmon familjet e këtij qyteti. Ky zjarr toksik është edhe kujtesa e hidhur se kur zgjedhjet jane farse, askush nuk jep llogari. Jemi në ditën kur askush as nuk kërkon me llogari. Partia Demokratike është i vetmi zë," tha ai.

blendi himci

Sondazh

Poll