Politike

"Agjencia Dixhitale", aplikacion i ri për qytetarët/ Ministri Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt modernizimit të administrimit të ankesave

Ky aplikacion, i ndërtuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ju ofron qytetarëve një mjet të ri, të drejtpërdrejtë dhe të thjeshtë për të raportuar çdo shkelje apo abuzim nga punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, tre autoritetet që monitorohen nga kjo Agjenci.

2 Korrik 2025, 11:29 Nga r.ll
"Agjencia Dixhitale", aplikacion i ri për qytetarët/
ervin hoxha

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka prezantuar ditën e sotme aplikacionin "Agjenda Dixhitale", që është aktualisht aktiv dhe mund të shkarkohet nga çdo qytetar. 

Ky aplikacion, i ndërtuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ju ofron qytetarëve një mjet të ri, të drejtpërdrejtë dhe të thjeshtë për të raportuar çdo shkelje apo abuzim nga punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, tre autoritetet që monitorohen nga kjo Agjenci.

Po ashtu bëhet me dije se aplikacioni është pa pagesë për të gjithë, si në sistemin iOS ashtu edhe në Android, dhe mund të përdoret nga çdokush, në çdo vend dhe në çdo kohë. Lidhur me aspektet teknike dhe mundësive që ofron ky aplikacion, foli Drejtori i Përgjithshëm i AMP Florian Sulejmani, i cili u shpreh se kjo platformë e re rrit sigurinë publike.

“Në një kohë kur vendi ynë po përjeton një rritje të ndjeshme të vizitorëve të huaj, veçanërisht gjatë sezonit turistik, kjo platformë dixhitale rrit sigurinë publike duke kontribuar në imazhin e Shqipërisë si një vend mikpritës që i jep prioritet dhe transparencë në standartet europiane të shërbimeve. Për ne, në qendër të veprimtarisë së përditshme qëndron qytetari. Angazhimi ynë i palëkundur është ndërtimi i një sistemi që garanton drejtësi, siguri dhe respekt të plotë për të drejtat e njeriut”, tha Sulejmani.

Duke folur rreth qëllimeve që sollën krijimin e këtij aplikacioni, Ministri Hoxha u shpreh se “përmes tij dhe përmes forcimit të platformave ekzistuese, dërgojmë një mesazh të qartë se në Shqipëri nuk ka vend për abuzim me uniformën, nuk ka vend për pandëshkueshmëri, nuk ka vend për heshtje përballë padrejtësive.”

“Krahas kanaleve ekzistuese të denoncimit, si numri jeshil 0800 90 90, tashmë prej vitesh në funksion, aplikacioni i ri përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administrimit të ankesave dhe forcimit të integritetit institucional”, tha gjithashtu Ministri i Brendshëm në fjalën e tij.

ervin hoxha ministria e brendshme amp aplikacioni agjenda dixhitale

Sondazh

Poll