Politike

Dosja "Buka"/ SPAK dorëzon në GJKKO prova të reja për Ahmetajn, avokatët e tij kërkojnë kohë të njihen me materialet, shtyhet seanca

Ahmetaj ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023.

2 Korrik 2025, 11:13 Nga r.ll
Dosja "Buka"/ SPAK dorëzon në GJKKO prova të reja
arben ahmetaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme prova lidhur me procesin hetimor të dosjes “Buka”, ku i pandehur është edhe ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj. Avokatët mbrojtës të tij kanë kërkuar kohë të njihen me matërialet. Për këtë arsye është shtyrë dhe seanca e planifikuar të mbahej ditën e sotme. 

Ahmetaj ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023. Ai akuzohet për kryerjen e tre veprave penale: “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”. Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncesionare.

Ndaj tij, ka edhe hetim pasuror dhe janë vënë në sekuestro dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare. Në muajin korrik të vitit 2023, organi i akuzës lëshoi urdhër arresti ndaj tij dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024-s i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.

arben ahmetaj dosja buka

Sondazh

Poll