Aktualitet

Sulmohet shtëpia e italianit që vrau 25-vjeçarin shqiptar që tentoi ta grabiste/ Të afërmit e viktimës mesazhe kërcënuese në rrjet: Gjakun e lajm me gjak

Sipas mediave italiane shtëpia u vu përsëri në shënjestër gjatë natës, edhe pse pronari dhe familja e tij janë transferuar në një vend të mbrojtur jashtë rajonit për arsye sigurie. Grupi pasi nuk kanë gjetur asnjë person në shtëpi janë larguar, duke lënë pas vetëm një gjurmë të qartë të pranisë së tyre, shenja dëmtimi.

1 Korrik 2025, 19:43 Nga E. D
Sulmohet shtëpia e italianit që vrau 25-vjeçarin shqiptar
Rivaldo Rusi

ITALI- Tensionet po rriten në Foria di Centola, pasi disa shqiptarë dyshohet se kanë sulmuar shtëpinë e italianit Aurelio Valiante, i cili disa ditë më parë vrau me armë zjarrin 25-vjeçarin shqiptar, Rivaldo Rusi, gjatë një tentative për grabitje të këtij të fundit me dy bashkatdhetar të tij.

Sipas mediave italiane shtëpia u vu përsëri në shënjestër gjatë natës, edhe pse pronari dhe familja e tij janë transferuar në një vend të mbrojtur jashtë rajonit për arsye sigurie. Grupi pasi nuk kanë gjetur asnjë person në shtëpi janë larguar, duke lënë pas vetëm një gjurmë të qartë të pranisë së tyre, shenja dëmtimi.

Valiante, i ndihmuar nga avokati Antonello Natale është nën hetim për vrasje, fshehje të një kufome dhe sulm. Me të në regjistrin e të dyshuarve është edhe vëllai i tij 58-vjeçar, i akuzuar se e ka ndihmuar të fshehë trupin e Rusit në një vaskë të cilën më pas e ka braktisur midis bimësisë.

I dyshuari i tretë është Xhuijan Curti, 28 vjeç, bashkatdhetar i viktimës dhe bashkëpunëtor i dyshuar, aktualisht janë shtruar në spital në gjendje të rëndë në spitalin Cardarelli në Napoli. Ndërsa anëtari i tretë i bandës mbetet i pagjurmueshëm.

Ndërkohë, alarmi po rritet për shkak të mesazheve kërcënuese që qarkullojnë në rrjetet sociale nga familja dhe të njohurit e viktimës, të cilat bëjnë thirrje për hakmarrje duke thënë se “Gjakun e lajm me gjak!”. Gjithashtu Policia po patrullon të gjithë zonën për të shmangur episode të reja tensioni.

rivaldo rusi

Sondazh

Poll