Aktualitet

FOTO/ Përfshihet nga flakët një automjet në Tiranë

Sipas informacioneve, automjeti tip “Mercedes-Benz” është shkrumbuar nga zjarri ndërsa nuk ka patur lëndime në njerëz.

1 Korrik 2025, 18:24 Nga M.B
FOTO/ Përfshihet nga flakët një automjet në Tiranë
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Unazën e Madhe në Tiranë. Sipas informacioneve, automjeti tip “Mercedes-Benz” është shkrumbuar nga zjarri ndërsa nuk ka patur lëndime në njerëz.

Bëhet me dije se flakët janë shuar pas mbërritjes së zjarrfikëses. Sipas informacioneve, në të njejtin vend është raportuar edhe për një askident mes dy mjeteve. Shkak i këtij aksidenti mund të jetë bërë edhe pakujdesia pasi dyshohet se një nga drejtuesit po filmonte automjetin që ishte djegur në rrugë.

aksident

Sondazh

Poll