Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit/ Tymi "pushton" zonën e landfillit, zjarrfikëset drejt vendngjarjes (FOTO)

Bëhet e ditur se flakët po përhapet me shpejtësi në sipërfaqet me mbetje të ndryshme urbane dhe industriale.

1 Korrik 2025, 17:43 Nga E. D
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve pranë inceneratorit
pamje nga vendngjarja

ELBASAN- Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme fushën e grumbullimit të mbetjeve, në zonën e njohur si “landfilli” pranë Inceneratorit të Elbasanit. Bëhet e ditur se flakët po përhapet me shpejtësi në sipërfaqet me mbetje të ndryshme urbane dhe industriale.

Flakët e mëdha dhe shtëllunga të dendura tymi kanë pushtuar vendin, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth. Era dhe temperaturat e larta po e përkeqësojnë situatën duke ndihmuar përhapjen e tymit dhe “erës” helmuese dhe rrezikun për shëndetin publik. Ndërkohë forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes dhe po përpiqen të izolojnë flakët. 

zjarr ne elbasan

Sondazh

Poll