Aktualitet

EMRI/ Ndezi zjarr në një grumbull mbetjesh urbane në Jalli të Nartës, vihet në pranga 38-vjeçari

 Siç raportohet Eduart Islamaj dje dhe sot ndezi zjarr në pikëm e grumbullimit, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth.

1 Korrik 2025, 16:21 Nga E. D

EMRI/ Ndezi zjarr në një grumbull mbetjesh urbane në Jalli

VLORË- Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi dyshohet se ndezi zjarr në një grumbull mbetjesh urbane në Jalli të Nartës. Siç raportohet Eduart Islamaj dje dhe sot ndezi zjarr në pikëm e grumbullimit, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “ndotja e ajrit”. 

Njoftimi i Policisë:

Në dy raste të ndryshme, konkretisht në datë 30.06.2025, rreth orës 20:50, dhe sërish në datë 01.07.2025, rreth orës 12:00, ka ndezur zjarr në mënyrë të përsëritur në një grumbull mbetjesh urbane, në vendin e quajtur “Pika e grumbullimit të inerteve, Jalli, Nartë”, duke shkaktuar ndotje të ajrit dhe të mjedisit, si dhe duke rrezikuar me përhapjen e flakëve qendrën e banuar përreth dhe pyllin e Sodës, një zonë kjo e mbrojtur.

 

eduart islamaj

Sondazh

Poll